“Rrugës për …” – Ndonëse në arrati, Stresi publikon video duke bërë xhiro me veturë

Reperi i njohur, Stresi, ka vazhduar të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, pavarësisht se aktualisht ndodhet në arrati dhe është i kërkuar nga autoritetet në Kosovë. Së fundmi, ai publikoi një video duke vozitur me makinë derisa i vuri edhe një përshkrim: “Rrugës për …”. Derisa reperi i njohur voziste me veturën e tij, […]

gusht 23, 2024 - 22:00
 0  10
“Rrugës për …” – Ndonëse në arrati, Stresi publikon video duke bërë xhiro me veturë

Reperi i njohur, Stresi, ka vazhduar të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, pavarësisht se aktualisht ndodhet në arrati dhe është i kërkuar nga autoritetet në Kosovë.

Së fundmi, ai publikoi një video duke vozitur me makinë derisa i vuri edhe një përshkrim: “Rrugës për …”.

Derisa reperi i njohur voziste me veturën e tij, në sfond dëgjohej kënga e Feros, “Arsenal”.

Foto: Stresi / Instagram

Ai po vazhdon me aktivitetet e tij, derisa po kërkohet nga Policia e Kosovës pas incidentit të përfolur rreth dy javë më parë në qytetin e Pejës.

Në këtë ngjarje, Stresi dhe kolegu i tij Noizy dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj TikTokerit, Medi Iseni.

Noizy i cili një javë më parë u ekstradua në Kosovë, për incidentin në Pejë, u lirua nga paraburgimi nga autoritetet e Kosovës.