Dua Lipa publikon pamje nga festa e mbrëmshme e ditëlindjes

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbushi të enjten 29 vjet. Këngëtarja e hiteve të panumërta botërore, ka publikuar tani pamje nga festa e mbrëmshme e ditëlindjes. Dua ishte e rrethuar me të afërm dhe miq, e po ashtu e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj Callum Turner, me të cilin publikoi një […]

gusht 23, 2024 - 22:00
 0  8
Dua Lipa publikon pamje nga festa e mbrëmshme e ditëlindjes

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbushi të enjten 29 vjet.

Këngëtarja e hiteve të panumërta botërore, ka publikuar tani pamje nga festa e mbrëmshme e ditëlindjes.

Dua ishte e rrethuar me të afërm dhe miq, e po ashtu e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj Callum Turner, me të cilin publikoi një fotografi duke kërcyer.

Foto: Dua Lipa / Instagram

Festa e ditëlindjes ishte mbajtur në një ambient të jashtëm.

Artistja kishte veshur një fustan transparent të lirshëm dhe veror të cilin e kombinoi me një palë taka të zeza.

Foto: Dua Lipa / Instagram

Nga festa e “çmendur” me plot të ftuar, Dua Lipa shfaqej duke vallëzuar e duke pozuar me tortën e ditëlindjes. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)