Rrustemi pas intervistimit të Dejona Mihalit: Sul*met ndaj VV-së do të shtohen sa më afër zgjedhjeve
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores për komitetet e kësaj partie, nga Prokuroria Speciale, si dëshmitare për disa çështje penale. Rrustemi, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar se “sulmet” ndaj Lëvizjes Vetëvendosje do të shtohen teksa afrohen zgjedhjet. “Sulmet speciale do të shtohen kundër Vetëvendosjes sa […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores për komitetet e kësaj partie, nga Prokuroria Speciale, si dëshmitare për disa çështje penale.
Rrustemi, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar se “sulmet” ndaj Lëvizjes Vetëvendosje do të shtohen teksa afrohen zgjedhjet.
“Sulmet speciale do të shtohen kundër Vetëvendosjes sa më afër zgjedhjeve. I njohim, ua dimë motivet dhe qëllimet. Do të dështojnë,” ka shkruar Rrustemi.