Rukiqi tallet me Sveçlën: Kujdes p’e merr vesh Rusia dhe Serbia që po blejmë gullash e pasul
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, është tallur me arsyetimin e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili numrin enorm të tenderëve njëburimor e arsyetoi me rreziqet që Kosovës i kanosen nga Serbia dhe Rusia. Referuar një tenderi – po ashtu një burimor – që u provua të bëhej për ushqim në Ushtrinë […]
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, është tallur me arsyetimin e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili numrin enorm të tenderëve njëburimor e arsyetoi me rreziqet që Kosovës i kanosen nga Serbia dhe Rusia.
Referuar një tenderi – po ashtu një burimor – që u provua të bëhej për ushqim në Ushtrinë e Kosovës, e që u ngritën dyshime të mëdha për keqpërdorime, Rukiqi ironizoi duke thënë “kujdes po e merr vesh Rusia dhe Serbia që jemi duke blerë gullash dhe pasul”.