Salianji kundër marrëveshjes PS-PD: Ul besueshmërinë dhe dëmton perceptimin e opozitës tek demokratët 

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur kundër marrëveshjes me Partinë Socialiste. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit të PD, ai u shpreh se nuk i shikon si fitore ngritjen e dy Komisioneve Hetimore.  Sipas Salianjit “kjo marrëveshje na ul besueshmërinë dhe dëmton perceptimin e opozitës tek demokratët dhe shoqëria”.  “Sot […]

Mars 13, 2024 - 18:00
 0  5
Salianji kundër marrëveshjes PS-PD: Ul besueshmërinë dhe dëmton perceptimin e opozitës tek demokratët 

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur kundër marrëveshjes me Partinë Socialiste. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit të PD, ai u shpreh se nuk i shikon si fitore ngritjen e dy Komisioneve Hetimore. 

Sipas Salianjit “kjo marrëveshje na ul besueshmërinë dhe dëmton perceptimin e opozitës tek demokratët dhe shoqëria”. 

“Sot po rithem që jemi në kushte ku të drejtat e opozitës janë më të kufizuara pas një aksioni 5 mujor jemi në kushte ku ka ndryshuar rregullorja, jemi në kushte ku jemi para një ligji që nuk i bën transparencë, që kufizon të drejtën e hetimit, se mbas e kam dëgjuar edhe unë, a ka nja 3 muaj që me ligjin e ri komisionet hetimore, me ligjin e  ri të jep 8. Kufizimi që i bëhet me dy anëtarë nën-komisionet e posaçëm apo ta quajmë si të duam është një hap pas në raport me të drejtat politike në këtë vend, janë dy palë politike. Kostot do t’i mbeten PD, përderisa ne nuk bëhemi si lavjerrës një herë para një herë pas, do të jemi për konfirmimin e secilit prej qëndrimeve, koha do ta konfirmojë se me Edi Ramën asgjë nuk ndodh. Kjo marrëveshje na ul besueshmërinë dhe dëmton perceptimin e opozitës tek shoqëri dhe demokratët. Ne kemi një kërkesë e cila ka tre derivate, zbatimi i Kushtetutës, kërkesa për komisionet hetimore”,-tha Salianji.