Sami Lushtaku shkruan për vdekjen e ushtarit Driton Hajrizaj: La pas vepra të paharrueshme

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushatku ka shkruar për vdekjen e ushtarit të FSK-së, njëherësh ish-ushtarit të UÇK-së, Driton Hajrizi. Lushtaku tha se rrugëtimi jetësor i Hajrizit dhe kontributi i tij në të gjitha etapat e forcave mbrojtëse flasin për një jetë në shërbim të kombit e të shoqërisë. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për

qershor 13, 2025 - 11:00
 0  2
Sami Lushtaku shkruan për vdekjen e ushtarit Driton Hajrizaj: La pas vepra të paharrueshme
Sami Lushtaku shkruan për vdekjen e ushtarit Driton Hajrizaj: La pas vepra të paharrueshme

Sami Lushtaku shkruan për vdekjen e ushtarit Driton Hajrizaj: La pas vepra të paharrueshme

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushatku ka shkruar për vdekjen e ushtarit të FSK-së, njëherësh ish-ushtarit të UÇK-së, Driton Hajrizi.

Lushtaku tha se rrugëtimi jetësor i Hajrizit dhe kontributi i tij në të gjitha etapat e forcave mbrojtëse flasin për një jetë në shërbim të kombit e të shoqërisë.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të bashkëluftëtarit tonë, Driton Hajrizi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtar i TMK-së dhe FSK-së deri në pensionimin e tij, një atdhetar i palëkundur, aktivist shembullor dhe burrë i respektuar në mesin e shoqërisë”.

“Rruga e tij jetësore dhe kontributi në të gjitha etapat e forcave tona mbrojtëse flasin për një jetë në shërbim të kombit e të shoqërisë, duke lënë pas vepra e virtyte të paharrueshme për të cilat do ta kujtojmë gjithmonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajrizi, bashkëluftëtarëve, miqve e dashamirëve! U prehtë në paqe!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.