Për herë të parë në RMV është bërë implantimi i kockës së një dhuruesi të vdekur në dy gishtat e një fëmije 13-vjeçar

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Klinikën për Sëmundje Ortopedike, për herë të parë është transplantuar kocka e një donatori të vdekur në dy gishta të një fëmije 13-vjeçar me brakidaktili, transmeton Portalb.mk. Është bërë një transplant, me një implant, pra kockë nga një dhurues i vdekur, i cili është implantuar në dy […]

Jan 14, 2025 - 14:00
 0  5
Për herë të parë në RMV është bërë implantimi i kockës së një dhuruesi të vdekur në dy gishtat e një fëmije 13-vjeçar
Për herë të parë është transplantuar kocka e një donatori të vdekur në dy gishta të një fëmije 13-vjeçar me brakidaktili. Foto: Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Klinikën për Sëmundje Ortopedike, për herë të parë është transplantuar kocka e një donatori të vdekur në dy gishta të një fëmije 13-vjeçar me brakidaktili, transmeton Portalb.mk.

Është bërë një transplant, me një implant, pra kockë nga një dhurues i vdekur, i cili është implantuar në dy gishtat e një fëmije 13-vjeçar me brakidaktili.

Siç shton Ministria, kjo është hera e parë që në vendin tonë kryhet ky lloj transplanti dhe fëmija ka një ecuri të rregullt pas operacionit.

“Shpreh mirënjohje të veçantë dhe përgëzime për gjithë ekipin e udhëhequr nga dr. Danica Popovska dhe doc. dr. Ilir Shabani, si dhe për të gjithë punonjësit shëndetësorë që morën pjesë në këtë transplantim – dr. Liljana Angeleska, dr. Teodora Bozhinovska, dr. Filip Vidoevski, instrumentaret Suzana Pejçinovska, Arjeta Memeti, anesteziologja Menka Dojçinovska, teknologu radiologjik Kreshnik Shehu dhe gipsierja Irena Galevska. Do të vazhdojmë me një ritëm edhe më të fortë së bashku me të gjithë aktorët që të ndërgjegjësojmë këtë akt më të lartë filantropik”, tha Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantet.

Para tre viteve në Klinikën për sëmundje ortopedike në Shkup për herë të parë është bërë transplantimi i ligamenteve nga një donator i vdekur. Më pas, një pacient 34-vjeçar me një dëmtim serioz në gjurin e djathtë mori transplant të indeve të buta nga një donator i vdekur.