Seanca ndaj Pantiq dhe Zariq të akuzuar për krime të luftës në Istog do të mbahet më 7 tetor

Të hënën ka dështuar mbajtja e seancës fillestare ndaj Momir Pantiq, dhe Zharko Zariq, të cilët akuzohen për krime të luftës në Kosovë. Siç u raportua në media kjo ndodhi me kërkesë të mbrojtjes, për shkak se Prokuroria nuk ua ka ofruar as aktakuzën e as provat të pandehurve. Për këtë arsyes trupi gjykues ka […]

shtator 17, 2024 - 14:00
 0  7
Seanca ndaj Pantiq dhe Zariq të akuzuar për krime të luftës në Istog do të mbahet më 7 tetor
seanca-ndaj-pantiq-dhe-zariq-te-akuzuar-per-krime-te-luftes-ne-istog-do-te-mbahet-me-7-tetor

seanca-ndaj-pantiq-dhe-zariq-te-akuzuar-per-krime-te-luftes-ne-istog-do-te-mbahet-me-7-tetor

Të hënën ka dështuar mbajtja e seancës fillestare ndaj Momir Pantiq, dhe Zharko Zariq, të cilët akuzohen për krime të luftës në Kosovë.

Siç u raportua në media kjo ndodhi me kërkesë të mbrojtjes, për shkak se Prokuroria nuk ua ka ofruar as aktakuzën e as provat të pandehurve.

Për këtë arsyes trupi gjykues ka konsideruar që nuk ka kushte për mbajtjen e seancës fillestare.

Derisa seanca mbajtja e seancës është caktuar më 7 tetor 2024, në ora 14:30.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Prokuroria Speciale e Kosovës ata i ngarkon me krime lufte, konkretisht vrasje, torturë, trajtim ç’njerëzore, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masive dhe spastrim etnik të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në Komunën e Istogut.