Selena Gomez shmang Hailey Bieber në festën e ‘Oscars’

Selena Gomez dhe Hailey Bieber ishin të dyja të pranishme në festën e Vanity Fair pas ‘Oscars’, por duket se Selena shmangu çdo kontakt me gruan e ish-partnerit të saj, Justin Bieber. Burime pranë këngëtares thanë për DailyMail se ajo nuk dëshironte të krijonte drama apo tituj të bujshëm në media. “Ishte nata e saj, […]

Mars 4, 2025 - 20:00
 0  4
Selena Gomez shmang Hailey Bieber në festën e ‘Oscars’

Selena Gomez dhe Hailey Bieber ishin të dyja të pranishme në festën e Vanity Fair pas ‘Oscars’, por duket se Selena shmangu çdo kontakt me gruan e ish-partnerit të saj, Justin Bieber.

Burime pranë këngëtares thanë për DailyMail se ajo nuk dëshironte të krijonte drama apo tituj të bujshëm në media.

“Ishte nata e saj, ajo ishte prezantuese për Emilia Perez në ‘Oscars’ dhe donte të fokusohej në këtë”, tha një burim, shkruan DailyMail.

Edhe pse të dyja ishin veshur me fustane të ngjashme të zeza pa rripa, Selena u kujdes të mos pozonte pranë Hailey-t.

“Nëse do të përplaseshin me njëri-tjetrin, sigurisht që ajo do të përshëndetej, sepse Selena është një person miqësor. Ajo thjesht donte të shmangte fotografimin me të apo pranë saj sepse atëherë lindin 100 histori”, shtoi burimi.

Ndërkohë, Hailey mori pjesë në festë e shoqëruar nga Zoe Kravitz dhe Madison Beer, por pa Justin-in, i cili një ditë më parë festoi 31-vjetorin e tij.

Mungesa e tij ka nxitur spekulime mbi shëndetin e tij, por përfaqësuesit e këngëtarit mohojnë çdo problem, duke theksuar se ai është në një moment të mirë të jetës.

Pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme mbi marrëdhënien e tyre, Hailey dhe Justin duket se mbeten të bashkuar, me modelen që u shfaq në postimet e tij të fundit në Instagram, duke festuar ditëlindjen e tij dhe Ditën e Shën Valentinit.