Serwer: Trump do të përkrahë ndarjen e Ukrainës, precedent për Kosovën

Profesori në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, vlerëson se ardhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ketë implikime për Ballkanin, pasi sipas ndarja e Ukrainës mund të krijojnë një precedent për ndarje në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Serwer, ka folur për ndryshimet që mund të ndodhin në politikën e

Nëntor 7, 2024 - 01:01
 0  7
Serwer: Trump do të përkrahë ndarjen e Ukrainës, precedent për Kosovën
serwer:-trump-do-te-perkrahe-ndarjen-e-ukraines,-precedent-per-kosoven

serwer:-trump-do-te-perkrahe-ndarjen-e-ukraines,-precedent-per-kosoven

Profesori në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, vlerëson se ardhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ketë implikime për Ballkanin, pasi sipas ndarja e Ukrainës mund të krijojnë një precedent për ndarje në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Serwer, ka folur për ndryshimet që mund të ndodhin në politikën e jashtme të SHBA-së, pas fitores së Trump.

“Pres që Trump të ofrojë edhe më shumë mbështetje pa kushte për Izraelin. Por, mendoj se ndryshimi i parë dhe më dramatik do të lidhet me Ukrainën, ku ai do të përpiqet të japë një pjesë të Ukrainës Rusisë për t’i detyruar ata të ndalojnë luftën. Këtë e ka paralajmëruar edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe ndoshta do të ketë sukses”, ka theksuar Serwer për Al Jazeera Balkans.

Ai ka thënë se këtu ka implikime për Ballkanin, sepse ndarja në Ukrainë mund të krijojnë një precedent për ndarjet në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Serwer ka analizuar rezultatet zgjedhjeve dhe fitoren bindëse të Trump. Sipas tij, për fitoren e Trumbit kanë ndikuar disa faktorë, dhe një prej tyre është sigurisht zhgënjimi nga ekonomia, veçanërisht me shkallën e inflacionit.