Sevdije Koxha rikthehet si drejtoreshë në spitalin e pergjithshëm në Dibër?!

Në ditët në vazhdim spitali i përgjithshëm në Dibër do të jetë me drejtor të ri që do emërohet nga koalicioni VLEN, respektivisht nga rradhët e Lëvizjes Besa, pasi udhëheqja me spitalin në Dibër pas ndarjes së drejtorive mes partive të koalicionit VLEN, do i takojë Lëvizjes Besa, shkruan InfoShqip. InfoShqip mëson se si drejtoreshë […] The post Sevdije Koxha rikthehet si drejtoreshë në spitalin e pergjithshëm në Dibër?! appeared first on InfoShqip.com.

gusht 1, 2024 - 23:30
 0  14
Sevdije Koxha rikthehet si drejtoreshë në spitalin e pergjithshëm në Dibër?!

Në ditët në vazhdim spitali i përgjithshëm në Dibër do të jetë me drejtor të ri që do emërohet nga koalicioni VLEN, respektivisht nga rradhët e Lëvizjes Besa, pasi udhëheqja me spitalin në Dibër pas ndarjes së drejtorive mes partive të koalicionit VLEN, do i takojë Lëvizjes Besa, shkruan InfoShqip.

InfoShqip mëson se si drejtoreshë në spitalin e Dibrës do emërohet Sevdije Koxha, pediatre, e cila ka qenë edhe më parë u.d. drejtoreshë e emëruar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, por që u pasua nga drejtori aktual Jetlum Pasholli, si kuadër i Aleancës për Shqiptarët.

Spitali i përgjithshëm i Dibrës, në të cilin janë të punësuar 179 persona, me mbrojtje shëndetësore e mbulon edhe komunën Qendër Zhupë, ndërsa në raste urgjente ofron shërbime edhe për banorët e rajonit të Rekës së Poshtme, komuna Mavrovë dhe Rostushë./InfoShqip.com/

The post Sevdije Koxha rikthehet si drejtoreshë në spitalin e pergjithshëm në Dibër?! appeared first on InfoShqip.com.