Shahini: Me “Super Punën” nuk mund të krenohemi, ka vonesa të subvencionimeve

Qeveria e Kosovës një vit më parë ka lansuar platformën “Super Puna”, përmes së cilës ekzekutivi subvencionin punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj në vlerë prej 264 eurosh. Punëdhënësi ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar. Përmes platformës “Super Puna” pas periudhës gjashtëmujore, punëdhënësi mund të mbajë […]

qershor 11, 2024 - 09:01
 0  7
Shahini: Me “Super Punën” nuk mund të krenohemi, ka vonesa të subvencionimeve
shahini:-me-“super-punen”-nuk-mund-te-krenohemi,-ka-vonesa-te-subvencionimeve

shahini:-me-“super-punen”-nuk-mund-te-krenohemi,-ka-vonesa-te-subvencionimeve


Qeveria e Kosovës një vit më parë ka lansuar platformën “Super Puna”, përmes së cilës ekzekutivi subvencionin punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj në vlerë prej 264 eurosh. Punëdhënësi ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.

Përmes platformës “Super Puna” pas periudhës gjashtëmujore, punëdhënësi mund të mbajë në punë punëtorin duke nënshkruar kontratë të re por edhe ta largojë.

Në shkurt të këtij viti, Kurti ka deklaruar se janë subvencionuar afër 9400 persona. Nga ky numër, 3108 të rinj kanë vazhduar punën duke lidhur kontrata të rregullta me kompanitë private.

Shahini: Me “Super Punën” nuk mund të krenohemi, ka vonesa të subvencionimeve

Disa biznese që kanë të punësuar punëtor përmes kësaj platforme kanë thënë për “Front Online” se ka vonesa nga Qeveria për t’i subvencionuar.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

“Janë disa vonesa, por në shumicën e rasteve janë të natyrshme”.

Shahini, thotë se nga super puna nuk mund të krenohemi.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të krijojë një ambient tjetër ekonomik.

“Nga Super Puna nuk mund të krenohemi shumë që po arrijmë objektivat tona për t’i punësuar njerëzit e qëndrueshëm në punë. Qeveria duhet të krijojë një ambient tjetër ekonomik e biznesor’’, thekson ai.

Kreu i AKB-së, thotë se paratë që jepen për të punësuarit përmes platformës, nuk janë para të Qeverisë, por të qytetarëve.

‘’Ato para nuk janë të qeverisë janë të taksapaguesve dhe ne dëshirojmë që paratë  tona të kthehen në treg për konsum në forma të ndryshme duke fuqizuar fuqinë blerëse’’, shprehet Shahini.