SHBA-ve si pëlqen Stoilkoviqi në Qeverinë e re, Ageler: Do ta ndjekim punën e tij, disa deklarata të tij janë tronditëse

Ministri i ardhshëm për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviq nuk do të merret me Marrëveshjen e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve, pohon kandidati për zëvendëskryeministër të parë, Izet Mexhiti, përcjell TV21. Sipas tij, Stoillkoviqi do të merret me bashkësitë etnike më të vogla. Shton se nuk është i kënaqur që pikërisht Stoillkoviq, i cili […] The post SHBA-ve si pëlqen Stoilkoviqi në Qeverinë e re, Ageler: Do ta ndjekim punën e tij, disa deklarata të tij janë tronditëse appeared first on InfoShqip.com.

qershor 22, 2024 - 00:01
 0  10
SHBA-ve si pëlqen Stoilkoviqi në Qeverinë e re, Ageler: Do ta ndjekim punën e tij, disa deklarata të tij janë tronditëse

Ministri i ardhshëm për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviq nuk do të merret me Marrëveshjen e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve, pohon kandidati për zëvendëskryeministër të parë, Izet Mexhiti, përcjell TV21.

Sipas tij, Stoillkoviqi do të merret me bashkësitë etnike më të vogla. Shton se nuk është i kënaqur që pikërisht Stoillkoviq, i cili është partner i VMRO-DPMNE-së, do të jetë në këtë funksion, por sipas tij, në bazën e politikës qëndrojnë kompromiset. Mexhiti iu përgjigj edhe kritikave të BDI-së.

“Ivan Stoillkoviq nuk e sollëm, por e gjetëm nga BDI-ja, për shkak se dhjetë vjet ishte në koalicion me BDI-në dhe ai do të udhëheq resor të cilin ne kemi mundësi që ta marrim, por vlerësuam se resoret tjera janë në interes të shqiptarëve”, tha Mexhiti.

Nominimin e Stoillkoviqit për zv.kryeministër dhe ministër për Marrëdhëniet mes Bashkësive, e komentoi edhe ambasadorja amerikane në vend, Anxhella Ageller. Në intervistë për “360 gradë” e pyetur se çfarë mendon për kandidaturën për ministër të këtij politikani me orientim pro rus, ambasadorja tha se deklaratat e tija janë tronditëse dhe për t’u dënuar. Ageller paralajmëroi se SHBA-të nga afër do ta ndjekin punën e tij.

“Megjithatë, nuk shoh skemë të veprimi. Ai duket se ka një varg të gjatë komentesh, deklaratash dhe postimesh shumë fatkeqe dhe fyese. Nuk më duket se ky person ka pasur post të autoritetit të vërtetë në procesin e sjelljes së vendimeve”, deklaroi Anxhella Ageller.

Përndryshe, paraprakisht, Koalicioni VLEN, më saktë partia Alternativa, e tërhoqi vendimin që Safije Sadiki-Shaini, të jetë zv.ministre në Ministrinë për marrëdhënie mes bashkësive. I pyetur për propozimin e kontestueshëm për ministër, mandatari Hristijan Mickoski para pak kohësh tha se është e rëndësishme që çdo ministër në Qeverinë e tij të ketë qëndrim pro-maqedonas./TV21

The post SHBA-ve si pëlqen Stoilkoviqi në Qeverinë e re, Ageler: Do ta ndjekim punën e tij, disa deklarata të tij janë tronditëse appeared first on InfoShqip.com.