Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën një qytetare e Maqedonisë së Veriut
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave kanë njoftuar për aksidentin e ndodhur sot në autostradën Egnatia në Greqi, e ku jetën e ka humbur një shtetase e Maqedonisë së Veriut. “Ju njoftojmë se sot në orën 12 (orën lokale), në autostradën Egnatia, në Republikën e Greqisë, […] The post Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën një qytetare e Maqedonisë së Veriut appeared first on InfoShqip.com.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave kanë njoftuar për aksidentin e ndodhur sot në autostradën Egnatia në Greqi, e ku jetën e ka humbur një shtetase e Maqedonisë së Veriut.
“Ju njoftojmë se sot në orën 12 (orën lokale), në autostradën Egnatia, në Republikën e Greqisë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, në të cilin fatkeqësisht e humbi jetën M.N. (1995), shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Përfaqësuesit e Konsullatës së Përgjithshme të Maqedonisë së Veriut në Selanik, të cilët kanë qenë në kontakt me të afërmit e viktimës që nga momenti i tragjedisë, mbeten në dispozicion për ndihmë në lidhje me transferimin e eshtrave të së ndjerës në vend.
Njëherit, ju njoftojmë se janë prekur edhe tre shtetase, bashkëudhëtare të së ndjerës, A.K (2000) dhe M.R (2000), të cilat kanë marrë lëndime të rënda dhe I.J (1999), e cila nuk ka pësuar lëndime, pas çka dhe janë hospitalizuar.
Konsullata e Përgjithshme mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe në dispozicion të shtetaseve të lënduara dhe familjeve të tyre në rast nevoje për ndihmë, deri në kthimin e tyre në shtëpi”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
The post Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën një qytetare e Maqedonisë së Veriut appeared first on InfoShqip.com.