Shefi i Diplomacisë italiane në Shkup, Tajani paralajmëroi takim për shfrytëzimin e potencialit të Korridorit 8!

Punojmë dhe do të punojmë që RMV-ja të jetë anëtare efektive e BE-së, sa më shpejt të jetë e mundur – ka deklaruar Ministri I Jashtëm I Italisë, Antonio Tajani, The post Shefi i Diplomacisë italiane në Shkup, Tajani paralajmëroi takim për shfrytëzimin e potencialit të Korridorit 8! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 10, 2024 - 22:00
 0  6
Shefi i Diplomacisë italiane në Shkup, Tajani paralajmëroi takim për shfrytëzimin e potencialit të Korridorit 8!

Punojmë dhe do të punojmë që RMV-ja të jetë anëtare efektive e BE-së, sa më shpejt të jetë e mundur – ka deklaruar Ministri I Jashtëm I Italisë, Antonio Tajani, I cili në press-konferencën e përbashkët me shefin e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, tha se vizita e tij nuk është vetëm formale, por një mesazh I qartë për investimet italiane për përshpejtimin e aderimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

ANTONIO TAJANI – MINISTËR I JASHTËM I ITALISË

“RMV-ja është shumë e rëndësishme, vend mik I Italisë. Duam ta rrisim numrin e sipërmarrësve Italian. Para se ta ateroja u takova me sipërmarrës që duan të investojnë në RMV dhe u thashë se ka shumë mundësi investimi. RMV-ja është anëtare e NATO-s dhe kemi bashkëpunim të ndërsjelltë ekonomik. Do të organizojmë takim për të shfrytëzuar potencialin e Korridorit 8. Deri në fund të vitit të hapim diskutime me RMV-në, Bullgarinë dhe Shqipërinë, që të përshpejtohet zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi I tregut të brendshëm”

TIMÇO MUCUNSKI – MINISTËR I JASHTËM

“Vizita e sotme vetëm se konfirmon bashkëpunimin 30-vjecar RMV – Itali. Potencova rëndësinë për parashikueshmërinë e rrugës drejt integrimeve evropiane dhe u sigurova për mbështetjen Italiane në rrugën tonë drejt BE-së. Italia është dhe mbetet një nga mbështetësit më mëdhenj të qëllimeve tona të jashtme politike dhe strategjike, vecanërisht kur bëhet fjalë për anëtarësimin fuqiplotë në BE”.

The post Shefi i Diplomacisë italiane në Shkup, Tajani paralajmëroi takim për shfrytëzimin e potencialit të Korridorit 8! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .