Shkaktuan zjarr, arrestohen tre persona nga Patishka Reka

Tre persona janë arrestuar në Patishka Rekë, për shkak se kanë shkaktuar zjarre në këtë zonë të Shkupit, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. “Sot (09.08.2024) rreth orës 13 nga ana e nëpunësve policorë të NPB Kisella Vodë në kuadër të SPB Shkup, në vendin e quajtur “Gropat” në fshatin […]

gusht 9, 2024 - 23:00
 0  5
Shkaktuan zjarr, arrestohen tre persona nga Patishka Reka

Tre persona janë arrestuar në Patishka Rekë, për shkak se kanë shkaktuar zjarre në këtë zonë të Shkupit, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

“Sot (09.08.2024) rreth orës 13 nga ana e nëpunësve policorë të NPB Kisella Vodë në kuadër të SPB Shkup, në vendin e quajtur “Gropat” në fshatin Patishka Rekë të Shkupit, janë arrestuar S.A.(59), A.A.(31) dhe I.A.(25) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit e kanë shkaktuar zjarr. Personat janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të shqiptohen kallëzime penale”, thuhet në njoftim.

Nga fotografitë e dërguara nga Ministria e Punëve të Brendshme, kuptohet se janë gjetur edhe lëndë djegëse.