Shkolla “Marija Kiri” e vetmja në Maqedoni që ofron disa drejtime ekskluzive në gjuhën shqipe

Shkolla e mesme “Marija Kiri Skllodovska” në Shkup nuk është e popullarizuar sa gjinnazi “Zef Lush Marku”, ose shkolla e mesme e mjekësisë “Pançe Karagjozov”, mirëpo kjo shkollë posedon drejtimet ndër më ekskluzive të shkollimit të mesëm si në kryeqytet, poashtu edhe në mbarë vendin. Siç thekson profesori i kësaj shkolle Bujamin Dervishi në deklaratën […] The post Shkolla “Marija Kiri” e vetmja në Maqedoni që ofron disa drejtime ekskluzive në gjuhën shqipe appeared first on InfoShqip.com.

qershor 23, 2024 - 02:00
 0  12
Shkolla “Marija Kiri” e vetmja në Maqedoni që ofron disa drejtime ekskluzive në gjuhën shqipe

Shkolla e mesme “Marija Kiri Skllodovska” në Shkup nuk është e popullarizuar sa gjinnazi “Zef Lush Marku”, ose shkolla e mesme e mjekësisë “Pançe Karagjozov”, mirëpo kjo shkollë posedon drejtimet ndër më ekskluzive të shkollimit të mesëm si në kryeqytet, poashtu edhe në mbarë vendin.

Siç thekson profesori i kësaj shkolle Bujamin Dervishi në deklaratën e tij për portalin Lideri.mk, kjo shkollë ofron për nxënësit semimaturantë drejtimet shëndetesore, kimiko-teknologjike dhe shërbimet personale.

“Vlen të theksohet se tek drejtimi shërbimet personale, profili arsimor teknik për optikën e syve eshte e vetmja në RMV në gjuhën shqipe.

Tek drejtimi kimiko teknologjik, kemi profile të reja arsimore si: teknik për ruajtjen e ambientit jetësor dhe teknik për prodhime kimike dhe kozmetike. Vlen të theksohet se këta dy drejtime janë të reja ku nxënësit aftësohen për tregun e punës dhe nuk ‘penalizohen’ për vazhdimin e studimeve universitare pasi që të njejtat drejtime mund ti ndjekin në univerzitetet vendore dhe atyre jasht vendit tonë”, thotë profesori Dervishi.

Ai në emër edhe të profesorëve tjerë bën apel të rritet vetedija tek nxënësit shqiptarë të ndjekin trendet europiane duke vazhduar mësimin në drejtimet profesionale.

“Shkolla jonë posedon të gjitha kushtet më moderne, me 11 laboratore, ku të gjithë atë qe e mësojnë në teori e zbatojnë në mësim praktik mu në këto laboratore.

Kemi bashkepunime me kompani vendore si ShA “Alkaloid”, ku na japin mbeshtetje mu për drejtimin teknik për prodhime kimike dhe kozmetike.

Shkolla ka kompani reale, jemi fitues të grantit nga Unioni Europian, ku fituam makineri me moderne ne vlere prej 30.000 euro, makineri për fitimin e ujit të destiluar, nxenesit këtu njëjtë kryejnë mësim praktik”, thekson profesori Bujamin Dervishi, duke kërkuar edhe nga ministria e arsimit të kontribuojë më shumë për rritjen e vetëdijes tek semimaturantët për për regjistrim në shkolla profesionale.

The post Shkolla “Marija Kiri” e vetmja në Maqedoni që ofron disa drejtime ekskluzive në gjuhën shqipe appeared first on InfoShqip.com.