Shkopi magjik: Mbi 1 miliard euro investime në energjetikë, “bëhu”!

Pas minisrit të ekologjisë, Izet Mexhiti edhe kryeministei Hristijan Mickovski paralajmëroi investim miliardësh në energjetikë në tentim për të ulur ndotjen e ajrit, shkruan Flaka ”Sot patëm takime me drejtuesit The post Shkopi magjik: Mbi 1 miliard euro investime në energjetikë, “bëhu”! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 26, 2025 - 14:00
 0  4
Shkopi magjik: Mbi 1 miliard euro investime në energjetikë, “bëhu”!

Pas minisrit të ekologjisë, Izet Mexhiti edhe kryeministei Hristijan Mickovski paralajmëroi investim miliardësh në energjetikë në tentim për të ulur ndotjen e ajrit, shkruan Flaka

”Sot patëm takime me drejtuesit e “Kazançi Hollding”, e cila, përmes kompanive të saj energjetike që operojnë nën brendin “AKSA”, përfaqëson një nga gjigantët më të mëdhenj energjetikë në këtë fushë. Me mbi 25 vjet përvojë, “AKSA Energy” është kompani lidere turke në sektorin energjetik dhe investitor global kyç në energjinë e qëndrueshme. Kompania ka një kapacitet të instaluar prej mbi 3.500 MW në 8 vende. Ndërsa pronari kryesor i “AKSA Energy”, “Kazançi Hollding”, operon në 22 vende në katër kontinente, tha Mickovski.

“Në të kaluarën kam thënë se, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit, ne diskutojmë me investitorë të interesuar për ndërtimin e centraleve kogjenerative të gazit, të cilat në fakt janë e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për ajrin e ndotur. Dhe se çdo gjë tjetër do të nënkuptonte fshehjen e problemit”.

Bëhet fjalë për centrale kogjenerative me një kapacitet të instaluar prej 500 MW, të cilat prodhojnë 4,1 TWh energji elektrike dhe 720 GWh energji termike në vit.  

“Pikërisht “Kazançi Hollding” është kompania me të cilën po diskutojmë për ndërtimin e një rrjeti dytësor të gazit dhe rrjetit të ngrohjes, i cili do të arrijë në amvisëri me kushte jashtëzakonisht të favorshme. Lidhjet me rrjetin e gazit dhe të ngrohjes parashikohen të jenë me 0 denarë për amvisëritë, ndërsa çmimi i gazit natyror për to do të jetë shumë më i ulët sesa çmimi aktual në tregjet e bursave, tha Mickovski.

I gjithë projekti, përfshirë ndërtimin e rrjetit dytësor të gazit, rrjetit të ngrohjes dhe centraleve kogjenerative, është projektuar si një investim prej mbi një miliard euro.

“Ky investim nuk është i rëndësishëm vetëm për zgjidhjen e përhershme të problemit të ndotjes së ajrit, i cili është një nga problemet kryesore të qytetarëve, për të cilin jam shumë i vetëdijshëm dhe do t’ju gënjeja po të thosha se ka zgjidhje të shpejta, por edhe për potencialin energjetik të shtetit.   Investimet në këtë fushë janë garanci për forcimin e pavarësisë sonë energjetike, e cila në shekullin e 21-të është në fakt forcim i sovranitetit të shtetit në vendimmarrje dhe drejtimin e politikave, shton Mickovski.

Po diskutojmë për projekte që janë me rëndësi themelore për mjedisin jetësor, ekonominë, tha ai, pavarsinë energjetike dhe pozicionimin strategjik të Maqedonisë.

“Bisedimet po vazhdojnë dhe jam i sigurt se shumë shpejt do të arrijmë marrëveshje dhe do të ketë hapa konkretë në realizimin e planeve të tyre.  Vetëm kështu punojmë për të ardhmen e të gjithë qytetarëve dhe si kryeministër, do të bëj gjithçka që këto projekte, të cilat kanë rëndësi dekadash dhe kyçe për Maqedoninë, të realizohen, përfundoi Mickovski.

Ministri Mexhiti tha që do të ketë investim mbi 1 miliard euro në energjetikë- zgjidhje e përhershme për ndotjën, zero kosto për amviseritë.

“Jam shumë i lumtur dhe tepër krenar që të ndaj me juve lajmin e madh për investimin prej 1 miliard euro në energjetikë. Puna e vizioni ynë po jep frytet e para. Përmes këtij investimi do t’i japim fund ndotjes së ajrit njëherë e përgjithmonë, duke siguruar njëkohësisht stabilitetin energjetik të vendit, tha Mexhiti.

Ky projekt:
•Ofron një zgjidhje të qëndrueshme për reduktimin e ndotjes së ajrit;
•Përmirëson cilësinë e jetës për qytetarët;
•Prodhon energji elektrike dhe termike për përdorim të gjerë;
•Përfshin ndërtimin e rrjetit të dytë të gazit dhe ngrohjes me kushte shumë të favorshme për familjet.

“Dhe ky investim do të ketë zero kosto për amvisëritë. Lidhjet në rrjetin e gazit dhe të ujit të ngrohtë për amvisëritë do të jenë 0 denarë, ndërsa çmimi i gazit natyror do të jetë dukshëm më i ulët se ai në tregjet ndërkombëtare, tha Mexhiti.

Ky projekt, me një investim mbi 1 miliardë euro, do të:
•Forcojë sektorin energjetik të vendit;
•Rrisë pavarësinë energjetike;
•Ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit dhe kushteve të jetesës.

“Si Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, jam i angazhuar për realizimin e këtyre projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve tanë. Do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme të sigurt energjetike e ambient të pastër. E ardhmja jonë është e ndritshme, tha Mexhiti.

Por sa është reale ky investim dhe premtim?

Me realizimin e mundshëm të këtij projekti, zbehet aktiviteti i resurrve aktuale të energjetikës, thotë analisti Driton Zenku. Nisur nga ky fakt, shton Zenku, është vështirë të besohet realizimi i këtij projekti në një të ardhme të afërt.

”Llogarisnu, vet kryeministri Mickovski në biznesin e tij privat merret me hidrocentrale tradicionale të prodhimit të energjisë elektrile. Ka politikanë dhe oligarkë që kryesisht janë fokusur në këto resurse për të bërë fitime. Jam skeptik por do të ishte mrekulli të ndodhëte ky investim në paralajmërim e sipër”, vlerëson Zenku. Flaka Media

The post Shkopi magjik: Mbi 1 miliard euro investime në energjetikë, “bëhu”! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .