Shkup: Grua 65-vjeçare gjendet e pajetë në banesën e saj në Bit Pazar
Mëngjesin e së hënës, më 30 qershor 2025, rreth orës 10:30, një grua 65-vjeçare nga Shkupi, me inicialet M.SH., është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rajonin The post Shkup: Grua 65-vjeçare gjendet e pajetë në banesën e saj në Bit Pazar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mëngjesin e së hënës, më 30 qershor 2025, rreth orës 10:30, një grua 65-vjeçare nga Shkupi, me inicialet M.SH., është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rajonin e Bit Pazarit.
Lajmi është konfirmuar nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup (SPB), ku theksohet se menjëherë pas raportimit, në vendngjarje ka arritur ekipi i Ndihmës së Shpejtë, i cili ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas autoriteteve, nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune në trupin e viktimës.
“Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga një ekip hetimor i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Hetimet janë në vazhdim dhe pritet raporti mjeko-ligjor për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj vdekjeje.
Flaka
The post Shkup: Grua 65-vjeçare gjendet e pajetë në banesën e saj në Bit Pazar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
