Shkup, hetim ndaj tre personave që tentuan të zhvasin 10 mijë dollarë nga një çift bashkëshortor
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetuese ndaj dy personave të moshës 26 dhe 24 vjeçare, të dyshuar për vepër penale – Zhvatje nga neni 258 paragrafi 1 i Kodit Penal, si dhe për një 26 vjeçar, i cili dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës […]
![Shkup, hetim ndaj tre personave që tentuan të zhvasin 10 mijë dollarë nga një çift bashkëshortor](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/10/prokuroria.jpeg?fit=1024%2C682&quality=89&ssl=1)
![prokuroria](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/10/prokuroria.jpeg)
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetuese ndaj dy personave të moshës 26 dhe 24 vjeçare, të dyshuar për vepër penale – Zhvatje nga neni 258 paragrafi 1 i Kodit Penal, si dhe për një 26 vjeçar, i cili dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale, transmeton Portalb.mk.
Të dyshuarit, në periudhën mars 2024 deri më 4 shkurt të këtij viti, në disa raste, me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm për vete, kanë detyruar dy bashkëshortët e dëmtuar që me kërcënim të rëndë t’u japin para të gatshme në vlerë prej 10.000 dollarë.
“Viktimat fillimisht filluan të marrin mesazhe nga i dyshuari i parë në rrjetin social “Facebook”, se djali i tyre dyshohet se i kishte borxh, pa specifikuar shumën. Më pas ka filluar t’u dërgojë mesazhe kërcënuese, dhe ka angazhuar të dyshuarin e dytë me persona të tjerë të panjohur për t’i kërcënuar të lënduarit dhe për t’i kërkuar pagesën e mjeteve në fjalë. Në kuadër të akteve të zhvatjes, kanë thyer xhamin e makinës së viktimës, i kanë vënë flakën me molotov derës së përparme të banesës dhe i kanë kërcënuar vazhdimisht me jetë”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.
Djali, i cili ndodhej në Amerikë, u ka konfirmuar edhe prindërve se edhe ai merrte kërcënime me mesazhe dhe telefonata. Më 4 shkurt, pas një marrëveshjeje të mëparshme, i dyshuari i tretë i ka ndihmuar dy zhvatësit t’i marrin paratë e viktimave, dhe më pas është ndaluar në vend nga punonjësit e policisë.
“Prokurori publik, gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, i ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, si dhe masën e arrestit shtëpiak për ndihmësin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.