Shkup, ndërroi jetë pasi u godit te vizat e bardha nga motoçikleta
Një qytetare ka ndërruar jetë menjëherë në vend pasi u godit nga një i ri cili ishte duke lëvizur me motoçikletë. Goditja ndodhi në vizëbardha, transmeton Portalb.mk. “Në SPB Shkup, ishte raportuar që në bulevardin “Krste Misirkov”, në afërsi të kryqëzimit me bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, motoçikleta “Honda” me tabela të Shkupit, e goditi […]
Një qytetare ka ndërruar jetë menjëherë në vend pasi u godit nga një i ri cili ishte duke lëvizur me motoçikletë. Goditja ndodhi në vizëbardha, transmeton Portalb.mk.
“Në SPB Shkup, ishte raportuar që në bulevardin “Krste Misirkov”, në afërsi të kryqëzimit me bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, motoçikleta “Honda” me tabela të Shkupit, e goditi 74 vjeçaren A.I. nga Shkupi”, raportoi Policia.
Ngasësi i motoçikletës në ato momente ishte 26 vjeçari E.S. nga Shkupi.
“Nga goditjet e marra, në vendin e fatkeqësisë ka ndërruar jetë A.I., ndërsa nga ana e mjekëve të Ndihmës së shpejtë mjekësore është konstatuar vdekja”, njoftoi Policia, duke shtuar që janë kryer kontrolle edhe nga Prokurori publik dhe ekipi inspektues nga SPB Shkup.