Shkup, një 69 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa një 9 vjeçar është lënduar pas rënies nga një ndërtesë

Një grua gjashtëdhjetë e nëntë vjeçare ka vdekur, ndërsa një fëmijë nëntë vjeçar është lënduar dje pasi ka rënë nga një ndërtesë në lagjen Kisella Voda të Shkupit, njofton MPB, transmeton Portalb.mk. Ngjarja, siç shtojnë Ministria e Brendshme, ka ndodhur dje në orën 19:40. I mituri është dërguar menjëherë në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” […]

dhjetor 4, 2024 - 14:00
 0  6
Shkup, një 69 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa një 9 vjeçar është lënduar pas rënies nga një ndërtesë
Shirit policor, Policia, MPB. Foto: Meta.mk

Një grua gjashtëdhjetë e nëntë vjeçare ka vdekur, ndërsa një fëmijë nëntë vjeçar është lënduar dje pasi ka rënë nga një ndërtesë në lagjen Kisella Voda të Shkupit, njofton MPB, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja, siç shtojnë Ministria e Brendshme, ka ndodhur dje në orën 19:40. I mituri është dërguar menjëherë në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zyrtarët e policisë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Me datë 03.12.2024, në ora 19:40, në SPB Shkup është raportuar se në territorin e Kisella Vodës dy persona kanë rënë nga një objekt. Në vendngjarje shkuan zyrtarët e policisë dhe u konstatua se gruaja D.S. (69) nga Shkupi nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa një i mitur nëntë vjeçar nga Shkupi është lënduar dhe është transportuar për ndihmë në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.