Shkupi sot është qyteti më i ndotur në Evropë dhe i 11-ti në botë

Sot në mëngjes Shkupi është qyteti më i ndotur në Evropë dhe renditet i 11-ti në botë sipas të dhënave të “IQAir”, platformë kjo e specializuar për matjen e cilësisë së ajrit. Indeksi i ndotjes është 166, që e vendos qytetin në kategorinë e mjediseve shumë të ndotura, të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, transmeton […]

Jan 3, 2025 - 14:00
 0  6
Shkupi sot është qyteti më i ndotur në Evropë dhe i 11-ti në botë
Ndotja e ajrit, foto nga Portalb.mk

Sot në mëngjes Shkupi është qyteti më i ndotur në Evropë dhe renditet i 11-ti në botë sipas të dhënave të “IQAir”, platformë kjo e specializuar për matjen e cilësisë së ajrit. Indeksi i ndotjes është 166, që e vendos qytetin në kategorinë e mjediseve shumë të ndotura, të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Në nivel global, qyteti më i ndotur është Delhi në Indi, i ndjekur nga Lahore, Wuhan, Karaçi dhe qytete të tjera. Shkupi është në vendin e 11-të, i vetmi qytet evropian ndër më të ndoturit në botë.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është vazhdimisht në dhjetë qytetet më të ndotura.

Sipas raportit të UNICEF-it, në Maqedoninë e Veriut, vdekjet e të porsalindurve nga ndotja e ajrit janë 11,6 përqind ose 1 në 9 vdekje të fëmijëve nën moshën njëvjeçare.

Instituti i Shëndetit Publik vitin e kaluar publikoi raportin “Ndotja e ajrit në Republikën e Maqedonisë dhe rreziqet ndaj shëndetit”, sipas të cilit pothuajse 18 përqind e mortalitetit të përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut mund t’i atribuohet ekspozimit ndaj përqendrimeve aktuale të grimcave PM-2.5.