Aktakuzë kundër 10 personave për kondrabandë me vetura, dy prej tyre zyrtarë të MPB-së
Prokuroria Themelore Publike në Shkup pas përfundimit të procedurës për sigurimin e provave ka ngritur kallëzim kundër gjithsej dhjetë personave të dyshuar se kanë marrë pjesë në kontrabandë të veturave luksoze, si dhe në falsifikim të dokumenteve zyrtare, transmeton Portalb.mk. “Dy nga të pandehurit janë zyrtarë të Njësisë për Çështje Administrative në Ministrinë e Punëve […]
Prokuroria Themelore Publike në Shkup pas përfundimit të procedurës për sigurimin e provave ka ngritur kallëzim kundër gjithsej dhjetë personave të dyshuar se kanë marrë pjesë në kontrabandë të veturave luksoze, si dhe në falsifikim të dokumenteve zyrtare, transmeton Portalb.mk.
“Dy nga të pandehurit janë zyrtarë të Njësisë për Çështje Administrative në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët kanë lehtësuar procedurën për regjistrimin e automjeteve në vend, edhe pse e dinin se ato ishin kontrabandë. Disa nga automjetet i kanë shitur disa herë njëri-tjetrit për të mbuluar kontrabandën dhe më pas u janë shitur të tjerëve. Në këto aktivitete është përfshirë edhe i dyshuari i 11-të, shtetas i Republikës së Greqisë, për të cilin ndjekja penale do t’i kalojë autoriteteve greke. Së bashku me aktakuzën e dorëzuar, prokurori publik kompetent në Gjykatë ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paracaktuar të paraburgimit për katër nga të pandehurit. Një person është në kërkim me fletarrest ndërkombëtar tashmë të lëshuar për shkak të përfshirjes së tij në një rast tjetër të ngjashëm me kontrabandimin e automjeteve luksoze, të cilin e ka kryer Prokuroria Themelore Publike në Shkup. Për një të akuzuar në fuqi është masa e kujdesit”, thuhet në kumtesën e prokurorisë.
Gjatë viteve 2021 dhe 2022, të akuzuarit kanë futur në vend makina të cilat i janë nënshtruar kontrollit ndërkombëtar, si dhe makina që shmangnin kontrollin doganor, duke përdorur dokumente false.