Shpërthen zjarr në një shtëpi në Shkup, përfshiu edhe tri shtëpi afër
Qendra për Menaxhim me Kriza ka dalë me njoftim për zjarrin që ka shpërthyer në një shtëpi, në lagjen “Skupi” në Karposh të Shkupit, transmeton TV21. Nga QMK-ja bëjnë të ditur se në këtë shtëpi është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe me ujë, ndërkaq jozyrtarisht thonë se zjarri ka përfshirë edhe tri shtëpi të […]

Qendra për Menaxhim me Kriza ka dalë me njoftim për zjarrin që ka shpërthyer në një shtëpi, në lagjen “Skupi” në Karposh të Shkupit, transmeton TV21.
Nga QMK-ja bëjnë të ditur se në këtë shtëpi është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe me ujë, ndërkaq jozyrtarisht thonë se zjarri ka përfshirë edhe tri shtëpi të tjera.
“Në orën 20:02 përmes E-112 është pranuar një raport për zjarr në një shtëpi në rrugën “Skupi” (komuna Karposh). Nga ana e MPB-së, përmes QOK-it të QMK-së, është kërkuar të ndërpritet furnizimi me energji elektrike në rrjetin e tensionit të ulët, në mënyrë që ekipet e zjarrfikësve të mund të ndërhyjnë.
Kemi informacione jozyrtare se nga zjarri janë përfshirë edhe tri shtëpi shtesë.
Njësia e zjarrfikësve është në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e QMK-së.
