Shqetësime në kampin e Kurtit- Ramabaja lutet qe francezet mos ta votojnë Macronin
Analisti politik, pro pushtetit të Albin Kurtit, Sadri Ramabaja, ka reaguar pasi Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e Francës, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale. Ramabaja, përmes një postimi në “Facebook”, tha se Franca e Emanuel Makronit po rehabiliton autokratin Vuçiq. Sipas tij, Franca po i përafrohet objektivit serb […]
Analisti politik, pro pushtetit të Albin Kurtit, Sadri Ramabaja, ka reaguar pasi Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e Francës, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale.
Ramabaja, përmes një postimi në “Facebook”, tha se Franca e Emanuel Makronit po rehabiliton autokratin Vuçiq.
Sipas tij, Franca po i përafrohet objektivit serb për ndarjen e Kosovës.
“Franca në këtë plan i përafrohet objektivit serb, që sheston ta shfrytëzojë Bashkësinë e Komunave si paravan për ndarjen e Kosovës në emër të “përkufizimit” [razgraniçenije] me shqiptarët! Shih për këtë, për Makronin ndarja e Kosovës tutje “nuk është temë tabu”!
Pozicionimi i hapur i Francës pro Serbisë [shihet edhe në editorialin bashkangjitur më poshtë], duke e tërhequr në të njejtën qerre edhe Gjermanin [për të cilën interesat gjeoekonomike prevalojnë mbi vlerat politike të BEsë – shfrytzimi i litiumit për industrinë automobilistike], i shprehur shqeto sidomos në rastin e refuzimit të pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës dhe “çështjes së Urës së Ibrit”, e ka nulifikuar marrëveshjen në tërësi”, shkroi analisti politik.
Teksa, si shpresë e sheh që Franca të mos e votojë Macronin në zgjedhje dhe “ta shpjerë sa më shpejt në pensionin e pamerituar politik”.
“Kjo vizitë e presidentit të Francës në Serbi, marrëveshjet e shumta që u nënshkruan në këtë kuadër, mbi të gjitha rehabilitimi i plotë i autokratit Vuçiq [pinjollit ideologjik të Sheshelit], janë prova se Macro, me këtë qëndrim, po i kontribuon forcimit të politikave ekspansioniste të Serbisë dhe përhapjes së flakëve të luftës në rajon.
Franca e revolucioneve shoqërore duhet t’i jap përgjigjen meritore këtij politikani atipik dhe ta shpjerë sa më shpejt në pensionin e pamerituar politik”, përfundoi Ramabaja.