Shqetësime nga Barometri i Korrupsionit: Gjykata, Onkologjia dhe M-NAV në qendër të vëmendjes
Transparensi Interneshënall-Maqedoni publikoi Barometrin e korrupsionit për maj 2024, ku pas monitorimit të rasteve dhe veprimeve lidhur me korrupsionin dhe luftën kundër tij, ngjarjet ndahen në dy kategori: “pastër” dhe The post Shqetësime nga Barometri i Korrupsionit: Gjykata, Onkologjia dhe M-NAV në qendër të vëmendjes appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Transparensi Interneshënall-Maqedoni publikoi Barometrin e korrupsionit për maj 2024, ku pas monitorimit të rasteve dhe veprimeve lidhur me korrupsionin dhe luftën kundër tij, ngjarjet ndahen në dy kategori: “pastër” dhe “turbullt”, shkruan Flaka
Në ngjarjet e “pastërta” përfshihet shkarkimi i gjyqtarit Enver Bexheti, i cili, së bashku me Artan Grubin, përfundoi në listën e zezë të SHBA-së për dyshime për ryshfet në rastin gjyqësor ndaj Sasho Mijallkovit. Po ashtu, Gjykata Supreme konfirmoi ligjshmërinë e regjistrimit sekret që solli dënimin e farmacistit në Onkologji për marrje ryshfeti ndaj pacientes së ndjerë Minka Veizovska. Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenet e Kodit Zgjedhor që rrisnin pragun për nënshkrimet e kandidatëve të pavarur, ndërsa hetimet zbuluan dëm ekonomik prej 1.5 milion denarë në M-NAV nga drejtori dhe një udhëheqës i departamentit.
Në anën tjetër, ngjarjet “turbullta” përfshijnë akuza për terapi që përkeqësuan gjendjen e pacientëve me kancer në Klinikën e Onkologjisë, anulimin e zgjedhjes së Dukovskës për gjyqtare kushtetuese nga Gjykata Administrative, mungesë paanshmërie në negociata, mosdeklarimin e pronësisë nga persona të ekspozuar politikisht, shkelje të të drejtave të njeriut në çështje dokumentesh udhëtimi dhe gjyqësore, keqmenaxhim financiar në digjitalizimin e librave amë me vlerë 8.5 milionë euro, mungesë standardesh për gjelbërim në komunat qendrore, dhe lëshim vërtetimesh me ryshfet për të huajt në qendrën e Shkupit.
Ky raport nënvizon sfidat e mëdha me të cilat përballet Maqedonia në luftën kundër korrupsionit dhe nevojën për përmirësim të vazhdueshëm në institucionet shtetërore për të siguruar drejtësi dhe transparencë për qytetarët. Flaka Media
The post Shqetësime nga Barometri i Korrupsionit: Gjykata, Onkologjia dhe M-NAV në qendër të vëmendjes appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
