Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu foli nga qyteti i Divjakës lidhur me situatën e zjarreve në vend. Në një deklaratë për mediat, Vengu u shpreh se Shqipëria është duke blerë dy avionë që në të ardhme të ketë mundësi të përballojë më mirë situata të ngjashme. “Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë mjete ajrore të […]

gusht 13, 2025 - 21:00
 0
Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu foli nga qyteti i Divjakës lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Në një deklaratë për mediat, Vengu u shpreh se Shqipëria është duke blerë dy avionë që në të ardhme të ketë mundësi të përballojë më mirë situata të ngjashme.

“Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë mjete ajrore të dedikuara për zjarret. Më vjen mirë që jemi të integruar në Mekanizmin Evropian. Kjo vihet re edhe kur janë vendet e tjera në flakë kanë ardhur dhe na kanë ndihmuar. Avionët janë duke u blerë. Ata duhet të prodhohen, është një proces që kërkon kohë. I keni shifrat në buxhet, nuk kemi bërë disbursime pasi nuk kemi lidhur kontratë”, tha Vengu.

Ai shtoi se procesi i blerjes së avionëve zjarrfikës po ndjek procedurat standarde dhe ka transparencë të plotë, duke hedhur poshtë çdo spekulim.

Ministri theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të përdorë të gjitha kapacitetet e saj dhe ndihmën ndërkombëtare për të mbajtur flakët nën kontroll dhe për të mbrojtur banorët.