“Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”, serbët i vërsulen me ofendime partnerës së Faton Hajrizit

Gruaja e Faton Hajrizit, Liridona Shala, ka postuar foto prekëse të saj me bashkëshortin e saj, tashmë i vrarë nga policia serbe. Në fotografitë që ka postuar ajo në profilin e saj në “Instagram”, serbët nuk ngurruan të ofendojnë me komente negative, dhe shumë prej tyre bizare e jonjerëzore. Faton Hajrizi u arratis pas disa […]

Korrik 20, 2024 - 00:30
 0  5
“Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”, serbët i vërsulen me ofendime partnerës së Faton Hajrizit
“shqiptar-i-mire-eshte-shqiptari-i-vdekur”,-serbet-i-versulen-me-ofendime-partneres-se-faton-hajrizit

“shqiptar-i-mire-eshte-shqiptari-i-vdekur”,-serbet-i-versulen-me-ofendime-partneres-se-faton-hajrizit

Gruaja e Faton Hajrizit, Liridona Shala, ka postuar foto prekëse të saj me bashkëshortin e saj, tashmë i vrarë nga policia serbe.
Në fotografitë që ka postuar ajo në profilin e saj në “Instagram”, serbët nuk ngurruan të ofendojnë me komente negative, dhe shumë prej tyre bizare e jonjerëzore.

Faton Hajrizi u arratis pas disa javësh nga burgu i Smrekonicës, ku gjatë atyre ditëve nuk dihej vendndodhja e tij. Dje u raportua se Faton Hajrizi u implikua në vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Llozincë të Serbisë.

Sot gjatë ditës, MPB-ja serbe raportoi se Faton Hajrizi është vrarë, duke shpërndarë fotografi të tij, i shtrirë në tokë.

Ajo në mbishkrimin e fotografisë, ka shkruar: “Oh bre ku na i le ëndrrat tona, ku e le babën e nanën, qysh na le edhe ike kaq shpejt. Oh Zot bree gjithmonë i pavdeshëm ke qenë oj dashni”.

Pas konfirmimit të vrasjes së Faton Hajrizit nga policia serbe, e dashura e tij ka publikuar edhe një video në TikTok.