Shtatë zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve në RMV realizuan fitim neto prej 35 milionë euro në vitin 2023
Ndonëse tregtarët u ankuan se punojnë jashtë logjikës tregtare dhe me fitime minimale, ata reaguan ndaj vendimeve të qeverisë për frenimin e inflacionit në vend, megjithatë shifrat dhe analizat e Rrjetit të Biznesit treguan një realitet tjetër. Ata deklarojnë se shtatë zinxhirët më të mëdhenj të tregut në vitin 2023 arritën të ardhura prej 930 […]
Ndonëse tregtarët u ankuan se punojnë jashtë logjikës tregtare dhe me fitime minimale, ata reaguan ndaj vendimeve të qeverisë për frenimin e inflacionit në vend, megjithatë shifrat dhe analizat e Rrjetit të Biznesit treguan një realitet tjetër. Ata deklarojnë se shtatë zinxhirët më të mëdhenj të tregut në vitin 2023 arritën të ardhura prej 930 milionë eurosh, raporton Telma, transmeton Portalb.mk.
Në pozicion udhëheqës mes tyre është Vero, i cili në këtë periudhë ka fituar mbi 10 milionë euro, që është gati 13 përqind më shumë krahasuar me një vit më parë. Në vend të dytë është Kam Market me fitime neto prej 7.3 milionë euro. Dhe ky treg ka shënuar rritje fitimi krahasuar me një vit më parë.
Në mesin e atyre me fitime të mëdha është Kipper i cili në vitin 2023 fitoi 5.5 milionë euro, i ndjekur nga Stokomak me një fitim prej katër milionë eurosh. Viva-Fresh (dikur Kit-Go) ka një fitim të ngjashëm me Kipper. Ramstor kishte fitim prej dy milionë euro e gjysmë, ndërsa Tinex 1.4 milionë.
Kujtojmë se, prej dje ka kontrolle nëpër supermarkete që do të tregojnë se a shkelen ligjet për çmimet e produkteve, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se çfarë konkretisht është diskutuar në Qeveri në mbledhjen për temën – çmimet në markete. Ai u takua me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, deputetin, kryetarin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe në takim u ranë dakord për hapa dhe masa vijuese.
Ndryshe, në rrjetet sociale në Maqedoninë e Veriut po përhapen thirrje për qytetarët që të premten më 31 janar të bojkotohet blerja dhe përdorimi i shërbimeve në markete. Qëllimi i kësaj është, siç komentohet në rrjetet sociale, ashtu si kroatët dhe malazezët, të dërgohet mesazhi i pakënaqësisë për rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë.
Në Kroaci, më 24 janar, u mbajt bojkot i dyqaneve, rrjeteve të marketeve dhe pikave të benzinës për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve.
Thirrjet për bojkot të dyqaneve, pikave të karburantit, kafeneve dhe restoranteve të premten (31 janar 2025) po përhapen në mediat sociale në Bosnje dhe Hercegovinë.
- LEXO: Bojkotimi i marketeve, pushteti në RMV me deklarata opozite, pa zgjidhje konkrete: “I mbështesim qytetarët”
- LEXO: Qytetarët në RMV me nismë për bojkot të marketeve: Mickoski e përkrah, opozita e fajëson pushtetin
- LEXO: Nga sot janë paralajmëruar kontrolle në supermarkete të RMV-së, tregtarët vijojnë me çmime të larta