Shtetasja e Maqedonisë së Veriut ndërroi jetë në një plazh të Greqisë

Një grua nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë në plazhin e Metamorfosi, në komunën Sitonija të Halkidikit, raportoi “Halkidiki News”. Gruaja ishte 77 vjeçe, ndërsa ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes. Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve për ndihmë, ajo ka ndërruar jetë, ndërsa vdekja është konstatuar në qendrën shëndetësore në Agios Nikolaos, […]

qershor 21, 2025 - 15:00
 0  4
Shtetasja e Maqedonisë së Veriut ndërroi jetë në një plazh të Greqisë

Një grua nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë në plazhin e Metamorfosi, në komunën Sitonija të Halkidikit, raportoi “Halkidiki News”.

Gruaja ishte 77 vjeçe, ndërsa ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes.

Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve për ndihmë, ajo ka ndërruar jetë, ndërsa vdekja është konstatuar në qendrën shëndetësore në Agios Nikolaos, njofton portali.

Trupi do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.