Si rallë herë më parë Sara Gjordeni bën dedikim e ndjerë për gjyshin e saj

Ish banorja e Big-Brother Vip3, Sara Gjordeni edhe pse shumë aktive në rrjetet sociale rrallë herë ndodh që ajo të postojë familjarët apo detaje nga momentet e tyre. Mirëpo sot Sara na ka habitur me një dedikim për gjyshin e saj. Ndër rreshta të ndjerë ajo shkruan se ai është një ndër njerzit më të […]

shtator 1, 2024 - 16:00
 0  8
Si rallë herë më parë Sara Gjordeni bën dedikim e ndjerë për gjyshin e saj

Ish banorja e Big-Brother Vip3, Sara Gjordeni edhe pse shumë aktive në rrjetet sociale rrallë herë ndodh që ajo të postojë familjarët apo detaje nga momentet e tyre.

Mirëpo sot Sara na ka habitur me një dedikim për gjyshin e saj. Ndër rreshta të ndjerë ajo shkruan se ai është një ndër njerzit më të rëndësishëm në jetën e saj dhe ka një dashuri të pakufijshme për të.

“Ky është një ndër njerzit që dua më shumë në jetë! Gjyshi im! Krenaria ime më e madhe,” shkruan Sara teksa shfaq një foto me gjyshin.
Ndër të tjera ajo shton se çdo festë përpiqet ta festojë pranë tij, ndihet me fat që është mbesa e tij e preferuar dhe u bën thirrje ndjekësve të saj të telefonojnë gjyshërit e tyre.

Postimi i plotë:
Ky është një ndër njerzit që dua më shumë në jetë! Gjyshi im! Krenaria ime më e madhe! Çdo fundjavë jam zënë me shoqet pasi unë kthehesha në Kuçovë të rrija me gjyshin dhe nuk rrija me to.

Çdo ditëlindje dhe vit të ri përpiqem ta festoj pranë tij pasi humbjen e gjyshes ai e përjetoi shumë.

Më mbushet zemra që jam mbesa e tij e preferuar. Fjala ime e parë ka qenë emri i gjyshit, gjithashtu kam qenë bebi i parë që gjyshi ka mbajtur në krahë edhe pse vetë kishte 9 fëmijë dhe 8 nipër dshe mbesa në atë kohë. Kush e njeh e quan ‘Dinia i hekurt’ sepse gjithmonë ka pasur pozicione pune me autoritet dhe një hije të rëndë. Ama sa e lumtur jam unë që e zbuta. Jam kaq krenare për gjyshin sa mund të flas gjithë ditën për të. Kjo është një shenjë për jut ë telefonin gjyshërit tuaj.