Si u zhduk dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit?

Dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit është zhdukur nga arkivat e Maqedonisë dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë. Dokumenti, i cili i dha fund konfliktit të dhunshëm, mes etnisë shqiptare dhe maqedonase në vitin 2001, nuk ekziston as në dokumentacionin e Presidentit të Maqedonisë dhe as në Arkivat Shtetërore. Kur origjinali i dokumentit, i […] The post Si u zhduk dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit? appeared first on InfoShqip.com.

gusht 10, 2024 - 17:00
 0  5
Si u zhduk dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit?

Dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit është zhdukur nga arkivat e Maqedonisë dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë.

Dokumenti, i cili i dha fund konfliktit të dhunshëm, mes etnisë shqiptare dhe maqedonase në vitin 2001, nuk ekziston as në dokumentacionin e Presidentit të Maqedonisë dhe as në Arkivat Shtetërore. Kur origjinali i dokumentit, i cili ishte i shkruar në gjuhën angleze, sipas ligjeve të arkivimit në Maqedoni duhej të ishte nën kujdesin e Arkivave të Shtetit. Por Arkivi Shtetëror i Maqedonisë ka njoftuar se nuk i është dorëzuar dokumenti origjinal i Marrëveshjes.

Në dokumentin origjinal të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit kanë qenë të vendosura edhe nënshkrimet origjinale të ish-kryetarit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, ish- liderit të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër i mëparshëm, Lubço Gjeorgjievski, dhe të kryetarëve të atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Në dokument, nënshkrime si dëshmitarë zyrtar kishin vendosur edhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju. /INA/

The post Si u zhduk dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit? appeared first on InfoShqip.com.