Siljanovska-Davkova: Aty ku ka veto nuk ka drejtësi, i kemi përmbushur të gjitha detyrimet ndërkombëtare
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovka në fjalën e saj në OKB, tha se RMV-ja i ka përmbushur detyrimet ndërkombëtare, por shtoi se anëtarësimi në BE nuk u The post Siljanovska-Davkova: Aty ku ka veto nuk ka drejtësi, i kemi përmbushur të gjitha detyrimet ndërkombëtare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovka në fjalën e saj në OKB, tha se RMV-ja i ka përmbushur detyrimet ndërkombëtare, por shtoi se anëtarësimi në BE nuk u materializua.
Tutje presidentja theksoi se Maqedonia e Veriut pret mirëkuptim nga fqinjët pa kërcënimin e vetos, pasi që siç shtoi, “ku ka veto nuk ka drejtësi”.
“Emri i ri është formalisht një realitet juridik dhe vendi im, Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e OKB-së dhe NATO-s, i përmbush detyrimet e veta ndërkombëtare, por anëtarësimi në BE nuk është materializuar dhe qytetarët maqedonas i nënshtrohen një tjetër ndryshimi kushtetues, por jo për anëtarësimi, por për fillimin e negociatave, dhe atë për herë të dytë. Si vend i përkushtuar ndaj fqinjësisë së mirë, presim mirëkuptim nga fqinjët tanë pa kërcënimin e vetos, sepse aty ku ka veto nuk ka drejtësi”.
“Ajo demotivon qytetarët maqedonas dhe ngadalëson reformat, destabilizon rajonin dhe lë hapësirë për ndikim nga vende të tjera më të mëdha. Zgjerimi duhet të lidhet me kriteret e Kopenhagës. Ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin, në vend që të bllokojmë. Jemi përballë një sfide të madhe, sikur e drejta të mbetet e drejtë. Nuk ka zgjidhje të thjeshta dhe pa dhimbje”, tha presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovka.
The post Siljanovska-Davkova: Aty ku ka veto nuk ka drejtësi, i kemi përmbushur të gjitha detyrimet ndërkombëtare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .