Siljanovska: Shteti i Maqedonisë nuk është i dhuruar, por i fituar me shumë luftë!
Maqedonia e Veriut po shënon 32 vjetorin e themelimitë të Armatës. Ceremonia qendrore e Ditës së Armatës u mbajt në Ohër, ku të pranishmëve ju adresua me një fjalim edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova, e cila falënderoi pjesëtarët e Armatës për kryerjen detyrave ushtarake me disiplinë, ndërgjegjie dhe përgjegjësi brenda dhe jashtë […]
Maqedonia e Veriut po shënon 32 vjetorin e themelimitë të Armatës. Ceremonia qendrore e Ditës së Armatës u mbajt në Ohër, ku të pranishmëve ju adresua me një fjalim edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova, e cila falënderoi pjesëtarët e Armatës për kryerjen detyrave ushtarake me disiplinë, ndërgjegjie dhe përgjegjësi brenda dhe jashtë vendit, përmes pjesëmarrjes në misione të shumta paqeruajtëse. Presidentja theksoi përkushtimin e Armatës në përkrahjen e institucioneve në përballjen me fatkeqësitë natyrore dhe situatat e krizës.
“Ju jeni një garantues dhe potencial rëndësishëm paqësor në këto kohë të vështira pasigurie të madhe, të shkaktuar nga rreziqet e sigurisë globale dhe evropiane dhe konfliktet e ndezura ushtarake rajonale, prania e kërcënimeve tradicionale, por edhe atyre të reja hibride dhe kibernetike, ndikimet aktive keqdashëse dhe dezinformatat nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë. Fatkeqësisht, fusha moderne e betejës është zgjeruar nga hapësira fizike në atë digjitale”, ka deklaruar presidentja Siljanovska.
Presidentja mes tjerash tha se shteti i Maqedonisë nuk është dhuruar por e fituar me shumë luftë. /SHENJA/