Sindikata e Pavarur e Policisë në RMV proteston sot, kërkojnë respektimin e Ligjit për Pagën Minimale
Sindikata e Pavarur e Policisë do të mbajë protestë sot, duke kërkuar që të respektohet Ligji për Pagën Minimale dhe që procedurat gjyqësore të zhvillohen brenda afateve të përcaktuara me ligj, transmeton Portalb.mk. “Nesër është dita kur duhet të tregojmë nëse e meritojmë atë që kërkojmë. Nesër është dita kur nuk mund të ketë më […]


Sindikata e Pavarur e Policisë do të mbajë protestë sot, duke kërkuar që të respektohet Ligji për Pagën Minimale dhe që procedurat gjyqësore të zhvillohen brenda afateve të përcaktuara me ligj, transmeton Portalb.mk.
“Nesër është dita kur duhet të tregojmë nëse e meritojmë atë që kërkojmë. Nesër është dita kur nuk mund të ketë më justifikime. Nesër është dita që u mirëprit dhe u mbështet nga pothuajse të gjitha sindikatat ballkanike të policisë, përveç të ashtuquajturave tona, të cilat as nuk morënguximin për të ndarë thirrjen për protestë. Nesër është dita kur sindikalistët nga Republika e Maqedonisë… Mali i Zi dhe Republika e Serbisë do të udhëtojnë për disa orë për të qëndruar krah për krah me kolegët tanë dhe për të ofruar mbështetje, ndërsa “sindikalistët” tanë do të fshihen në zyrat e kolegëve të tyre, të cilëve do të duhet t’u shpjegojnë nga nesër pse ekzistojnë dhe pse nuk iu përgjigjën ftesës. Nesër është dita kur nuk duhet të ketë llogaritje dhe përçarje dhe dita kur duhet të dalim. Dita kur nuk dalim për të mbështetur dikë ose diçka, por për të mbështetur veten tonë. Nesër është dita kur nevojitet mobilizim i policisë në orën 12:00 para gjykatave!”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.
Ata kërkojnë që të respektohet Ligji për Pagën Minimale dhe që paga bazë në polici të jetë të paktën sa paga minimale.
Kërkojnë unifikimin e praktikës gjyqësore në të gjithë territorin e vendit dhe zbatimin e procedurave gjyqësore brenda afateve të përcaktuara me ligj.
“Punonjësit e policisë nuk janë zyrtarë të dorës së dytë. Ligjet nuk mund të zbatohen për policinë vetëm kur duhet të na ndëshkojnë”, tha Sindikata në një deklaratë.
Ata thonë se kjo nuk është thjesht një protestë, por një luftë për dinjitetin e policisë, të cilin siç thonë e kanë humbur për shkak të indiferencës së tyre.
Sindikata e Pavarur e Policisë u bën thirrje të gjitha sindikatave të tjera që prezantohen si sindikata policie të marrin guxim dhe t’i mbështesin publikisht ato.
“Kjo luftë nuk ka të bëjë me pozicione dhe nuk është vetëm e jona, kjo është një luftë për dinjitetin e punonjësve në Ministrinë e Brendshme, policinë pyjore, gjyqësore dhe atë të burgjeve”, shtoi Sindikata.
Protesta do të jetë në orën 12:00 para gjykatave në Shkup, në udhëkryqin pranë “Mavrovasjës”.