Sot dhe nesër në Shkup dezinfektim ajror kundër mushkonjave

Në Shkup sot dhe nesër do të kryhet dezinfektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave. Qyteti i Shkupit informon se dezinfektimi do të kryhet në orët e hershme të mëngjesit, dhe nëse kushtet atmosferike nuk e lejojnë, atëherë do të kryhet ditën tjetër kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme. Qyteti i Shkupit u […]

maj 31, 2025 - 16:30
 0  7
Sot dhe nesër në Shkup dezinfektim ajror kundër mushkonjave

Në Shkup sot dhe nesër do të kryhet dezinfektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave.

Qyteti i Shkupit informon se dezinfektimi do të kryhet në orët e hershme të mëngjesit, dhe nëse kushtet atmosferike nuk e lejojnë, atëherë do të kryhet ditën tjetër kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme.

Qyteti i Shkupit u bën apel bletarëve që të ndërmarrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur.