Janevska pret që rezultatet nga matura shtetërore e sivjetme të jenë më objektive se sa vitin e kaluar

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska pret që rezultatet nga dhënia e maturës shtetërore e sivjetme të jenë më objektive se sa nga viti i kaluar. Tha se rregullativa është më e rreptë dhe shprehu bindje se udhëheqësitë e shkollave, testuesit dhe vëzhguesit nuk do t’i lejojnë skenarët nga vitet e kaluara, kur grupa […]

maj 31, 2025 - 16:30
 0  7
Janevska pret që rezultatet nga matura shtetërore e sivjetme të jenë më objektive se sa vitin e kaluar

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska pret që rezultatet nga dhënia e maturës shtetërore e sivjetme të jenë më objektive se sa nga viti i kaluar. Tha se rregullativa është më e rreptë dhe shprehu bindje se udhëheqësitë e shkollave, testuesit dhe vëzhguesit nuk do t’i lejojnë skenarët nga vitet e kaluara, kur grupa të tëra nxënësisht kopjonin, kishin përgjigje dhe ese identike, njofton Portalb.mk.

Janevska e dha deklaratën gjatë vizitës në Fakultetin e Bujqësisë në Shkup në të cilat hapësira nxënësit e SHM “Marija Kiri Skllodovska” sot iu nënshtruan provimit të maturës.

“Përkujtoj se rreullativa është më e rreptë, posaçërisht për ata për të cilët do të vërtetohet se shikojnë përmes gishtave, nuk do të shohin telefon celular në klasë, nuk do të vërejnë fletë, libra e kështu me radhë. Besoj se askush nuk dëshiron pasoja negative”, tha Janevska në deklaratë për mediat.

Maturantët i porositi që të mos përpiqen ta mashtrojnë sistemin dhe të shërbehen me kopjim.

“Materialin e kanë kaluar dhe vetëm është dashur ta përsërisin. Nga ata pres që të mos përdorin kurrfarë metoda inovative që të vijnë deri në përgjigjet e sakta sepse ata hyjnë në rrezik që ta humbin gjithë vitin. Kopjues i kapur, e ndalon kohën për një vit të plitë, të mos i nënshtrohet provimit dhe ta marrë diplomën nga e cila i varet edukimi i mëtejmë ose punësimi”, shtoi ministrja.

Mbi 15,000 nxënës të shkollave të mesme sot po i nënshtrohen provimit të parë nga dy provimet eksterne për provimin e maturës shtetërore të këtij viti – gjuhën amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët.