Sot pritet të caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për vrasjen në Ferizaj
Gjykata Themelore e Ferizajt sot pritet të caktojë masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, zyrtarit policor, F.R dhe J.M, të cilët dyshohet se mbrëmjen e 16 gusht vranë 89-vjeçarin S.S, në Bibaj të kësaj komune. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Ferizajt, Gentiana Hoxha. “Ende nuk ka filluar seanca […]
Gjykata Themelore e Ferizajt sot pritet të caktojë masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, zyrtarit policor, F.R dhe J.M, të cilët dyshohet se mbrëmjen e 16 gusht vranë 89-vjeçarin S.S, në Bibaj të kësaj komune.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Ferizajt, Gentiana Hoxha.
“Ende nuk ka filluar seanca dëgjimore. Po, sot është paraparë të mbahet. Gjithsesi do t’ju njoftojë me kohë”, tha ajo.