SPMT: Shumica e minatorëve që u larguan nga menaxhmenti i Trepçës, kishin dhënë dorëheqje

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka thënë se minatorët të cilëve së fundi iu është shkëputur marrëdhënia e punës nga menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A, vetëm se kishin dhënë dorëheqjet e tyre nga puna në këtë institucion. Në reagimin e lëshuar thuhet se se ndërprerja e marrëdhënies së punës për këta persona nuk […]

gusht 22, 2024 - 14:00
 0  5
SPMT: Shumica e minatorëve që u larguan nga menaxhmenti i Trepçës, kishin dhënë dorëheqje
spmt:-shumica-e-minatoreve-qe-u-larguan-nga-menaxhmenti-i-trepces,-kishin-dhene-doreheqje

spmt:-shumica-e-minatoreve-qe-u-larguan-nga-menaxhmenti-i-trepces,-kishin-dhene-doreheqje

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka thënë se minatorët të cilëve së fundi iu është shkëputur marrëdhënia e punës nga menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A, vetëm se kishin dhënë dorëheqjet e tyre nga puna në këtë institucion.

Në reagimin e lëshuar thuhet se se ndërprerja e marrëdhënies së punës për këta persona nuk ka të bëjë fare me shprehjen pakënaqësive përmes protestave apo ndonjë hakmarrje në drejtim të paknaqësive të tyre.

“Menaxhmenti thjeshtë e ka zyrtarizuar dorëheqjen e atyre, të cilët veç se janë larguar me dëshirën e tyre nga ndërmarrja qoftë duke emigruar apo punësimit të tyre diku tjetër, apo edhe ka zbatuar procedurat ligjore për personat që janë në ndjekje penale”.

“Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës së Kosovës vazhdimisht përcjell për së afërmi secilin hap të ndërmarrë nga institucioni në raport me secilin minatorë dhe të drejtat e tyre”, thuhet në njoftim.