“Stiv Naumov” është shndërruar në xhungël, konvikti ka humbur shkëlqimin e tij të dikurshëm (Galeri)
Ferra, gjemba dhe bar i pakositur, në disa vende, i lartë deri në një metër, e bëjnë të shëmtuar kompleksin e konviktit studentor “Stiv Naumov” në komunën Gazi Babë të Shkupit. Dikur një rezidencë studentore e mirëmbajtur dhe piktoreske, në pranverë i ngjan një ndërtese të lënë pas dore dhe të harruar, me një ambient […]
Ferra, gjemba dhe bar i pakositur, në disa vende, i lartë deri në një metër, e bëjnë të shëmtuar kompleksin e konviktit studentor “Stiv Naumov” në komunën Gazi Babë të Shkupit. Dikur një rezidencë studentore e mirëmbajtur dhe piktoreske, në pranverë i ngjan një ndërtese të lënë pas dore dhe të harruar, me një ambient të përshtatshëm për xhirimin e një filmi aventure si Jumanji, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
“Vizita” e fundit e një gjarpri në mensën e studentëve në konvikt ishte rasti që ekipi gazetaresk i Meta.mk të vizitojë lokacionin për të parë nëse dhe sa është “tërheqës” terreni për zvarranikët që jetojnë në territorin e parkut pyjor i Gazi Babës, i cili ndodhet mbi barakat që janë pjesë e “Stiv Naumov”.
Hyrja e gjarprit në mensën e studentëve, pavarësisht sigurisë, ka shqetësuar studentët dhe një pjesë të punonjësve të konviktit, por ka përditësuar edhe shqetësimin për gjendjen aktuale të mirëmbajtjes së këtij konvikti.
Bari përreth konviktit është i rritur tepër, me shkurre të trasha që janë një parajsë e vërtetë për parazitët, brejtësit dhe zvarranikët. Përndryshe, nëse zbret nga parku drejt konviktit, nuk do të të krijohet përshtypja se ke lënë pyllin.
Që në hyrje të “Stiv Naumov” nga rruga “Arhimedova” dhe u afrohesh barakave, has në një terren të parregullt.
Edhe pse gjarpri u shfaq në mensë të hënën, bari në barakt e “Stiv”, që janë më afër habitatit natyror të zvarranikëve, nuk ishte kositur deri më sot. Sot në mëngjes, teksa po bënim turne, vumë re njerëz që e kositnin.
Në anën e kundërt të barakave, megjithatë, do të përballeni me më të keqen – një shumëllojshmëri flore që arrin një lartësi deri në një metër.
Kur zbrisni, vini re se fusha menjëherë përballë mensës së studentëve është mesatare dhe nga bari i kositur i mbetur në vend, mund të konstatohet se është pritur mjaft gjatë që edhe kjo pjesë të kositej.
Në anën e kundërt të mensës, pra në anën tjetër të rrugicës, do të shihni përsëri një terren në të cilin nuk do të keni ku shkelnit – dhe këtu është plot me shkurre të larta dhe lloje të ndryshme bari “të egër”, sigurisht, i parregullt.
Nga tre objektet, vetëm njëra – e treta – funksionon aktualisht në konviktin “Stiv Naumov”. Ndërtesa përballë fushës është duke u mirëmbajtur, por së shpejti do të duhet të kositet edhe këtu.
Dy ndërtesat e tjera janë lënë të kalben – të dyja janë të mbuluara me gjelbërim nga të gjitha anët, dhe qasja në shtëpitë verore që dikur oshëtinin nga këngët e studentëve dhe shoqëria tani është praktikisht e paqasshme për shkak të shkurreve.
Këto dy godina janë planifikuar të rinovohen dhe pas një viti e ca të “strehojnë” sërish studentët, por mëngjesin e sotëm nuk kemi vërejtur asnjë aktivitet pune rreth tyre.
Në një prononcim për Meta.mk, drejtori i Konviktit Shtetëror të Studentëve – Shkup, nën udhëheqjen e të cilit është edhe “Stiv Naumov”, tha të hënën se për shkak të vëllimit të shtuar të punës kanë kërkuar ndihmë edhe nga Ndërmarrja Publike “Gazi Baba” për kositjen e fushës.
“Kemi kërkuar ndihmë nga NP ‘Gazi Baba’, punojmë çdo ditë. Bie shi, dielli po shkëlqen dhe bari po rritet. Ato janë kapacitetet e shtëpisë”, tha të hënën drejtori Viktor Velevski.
Ai shtoi se është e nevojshme që komuna të kujdeset për terrenin rreth konviktit të studentëve “Stiv Naumov”, sepse është në rrezik siguria e të gjithë qytetarëve të komunës, e jo vetëm e studentëve që janë të vendosur në konvikt.
Mirëmbajtja e rregullt e “Stiv Naumov” padyshim që do të duhet të presin. Por e njëjta gjë është e nevojshme duke pasur parasysh terrenin dhe gjelbërimin në të cilin ndodhet shtëpia dhe është thelbësore për të rikthyer ‘jetën’ në kompleks në mënyrë që ‘Stiv’ të kthehet edhe një herë në një mjedis të sigurt dhe të këndshëm për të gjithë banorët.