Struga Trim&Lum më 10 korrik, ndërsa Shkëndija më 11 korrik do të luajë ndeshjen kualifikuese
Dy ekipet shqiptare që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në garat evropiane, në muajin korrik do të fillojnë ndeshjet për t’u kualifikuar në kampionatet evropiane, transmeton Portalb.mk. “Ndeshjen e parë në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Sllovan Bratisllava do ta zhvillojmë në transfertë me datë 10 korrik, ndërkohë […]
Dy ekipet shqiptare që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në garat evropiane, në muajin korrik do të fillojnë ndeshjet për t’u kualifikuar në kampionatet evropiane, transmeton Portalb.mk.
“Ndeshjen e parë në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Sllovan Bratisllava do ta zhvillojmë në transfertë me datë 10 korrik, ndërkohë ndeshjen e kthimit do ta zhvillojmë në Ohër me datë 17 korrik me fillim në ora 17:00”, njoftojnë nga Struga.
Ndeshja e parë do të luhen në Bratisllavë duke filluar prej orës 19:00.
“Shkëndija më 11 korrik do të luajë si mysafire me përfaqësuesin e Armenisë, FC Noah, derisa më 18 korrik në Shkup zhvillojmë ndeshjen e kthimit të raundit të parë eliminator të UEFA Conference League”, njoftuan nga Shkëndija.
Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.