Marrëveshjet e Prokurorisë me Georgievin dhe Mehmetin janë ngjarjet më “turbullta” të gushtit

Transparency International vazhdon të realizojë aktivitetin e rregullt mujor për monitorimin e rasteve dhe veprimeve lidhur me sjelljet korruptive dhe luftën kundër korrupsionit “Pastër-Turrbullt”. Ngjarrjet më të turrbullta sipas Transaprency International janë marrëveshja e gjykatësit suprem Naqe Georgiev dhe anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë Ixhet Memeti me Prokurorinë. Nga aty thonë se monitorimi i […]

shtator 3, 2024 - 17:00
 0  6
Marrëveshjet e Prokurorisë me Georgievin dhe Mehmetin janë ngjarjet më “turbullta” të gushtit

Transparency International vazhdon të realizojë aktivitetin e rregullt mujor për monitorimin e rasteve dhe veprimeve lidhur me sjelljet korruptive dhe luftën kundër korrupsionit “Pastër-Turrbullt”. Ngjarrjet më të turrbullta sipas Transaprency International janë marrëveshja e gjykatësit suprem Naqe Georgiev dhe anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë Ixhet Memeti me Prokurorinë. Nga aty thonë se monitorimi i këtyre rasteve ka një reagim të madh, si në publik, ashtu edhe në institucionet vendase dhe të huaja, dhe me kalimin e kohës është shndërruar në një barometër alternativ përkatës të korrupsionit dhe vullnetit të shtetit për t’u marrë me këtë problem.

Transparency International

“Gjykatësi suprem, Naqe Georgiev, ka arritur marrëveshje me Prokurorinë në lidhje me rastin e marrjes së ryshfetit nga djali i ish kryetarit të komunës Novosellë, Boro Stojçev, dhe ka pranuar që ai të dënohet me tre vjet burg, si dhe ndalim për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës së zyrtarit për një periudhë tre vjeçare”.

Në të njëjtin rast, anëtari Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe ish avokati i popullit, Ixhet Memeti, ka pranuar pafajësinë për marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm dhe u pajtua me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për dënim me kusht.

Ixhet Memetit iu ndalua ushtrimi i veprimtarisë edhe për tre vitet e ardhshme ku kështu ai ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen e parevokueshme si anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.