Sulejmani nga VLEN: Për kthimin e Gruevskit, eksponentë të BDI-së, LSDM-së dhe ish-presidenti janë takuar në Vodno

Driton Sulejmani nga VLEN tha se, BDI ka tentuar ta rikthejë Nikola Gruevskin në Maqedoni përmes dy mënyrave që siç thotë, përmes faljes nga presidenti ose përmes “njerëzve të tyre në gjykata”. Sulejmani tha se, për këtë, në mars të këtij viti ka pasur takim mes eksponentëve të BDI-së, LSDM-së dhe ish-presidenti. “Për kthimin e […]

Nëntor 25, 2024 - 15:00
 0  6
Sulejmani nga VLEN: Për kthimin e Gruevskit, eksponentë të BDI-së, LSDM-së dhe ish-presidenti janë takuar në Vodno

Driton Sulejmani nga VLEN tha se, BDI ka tentuar ta rikthejë Nikola Gruevskin në Maqedoni përmes dy mënyrave që siç thotë, përmes faljes nga presidenti ose përmes “njerëzve të tyre në gjykata”. Sulejmani tha se, për këtë, në mars të këtij viti ka pasur takim mes eksponentëve të BDI-së, LSDM-së dhe ish-presidenti.

“Për kthimin e Gruevskit ka patur një takim në Villa Vodno. Në këtë takim që është mbajtur në muajin mars, kanë marrë pjesë Stevo Pendarovski, Dimitar Kovaçevski, Ali Ahmeti, Bojan Mariçiq, Artan Grubi dhe Bujar Osmani.
Aliu i cili ka aq shumë nostalgji për Nikolla Gruevskin që iu ka bërë aq shumë dëm shqiptarëve, ka theksuar se ky i fundit mund të kthehet në dy mënyra, nëpërmjet faljes nga presidenti dhe nëpërmjet “njerëzve tanë” siç thonë ata në gjykata”, tha Driton Sulejmani nga VLEN.