Sulmi ndaj Rade Shteklit/ Publikohen pamje të shpërthimit të bombës?!
Mbrëmë portali “4News” ka publikuar një video nga kamerat e sigurisë, ku, sic pretendohet, tregohet momenti i detonimit të mjetit shpërthyes para shtëpisë së Rade Trajkovskit i njohur si “Shtekli”. Data e xhirimit është 14 Nëntor 2024, kurse koha që tregohet 09:16 të mëngjesit. Në tekstin e portalit potencohet se para publikimit të xhirimit, redaksia […]
Mbrëmë portali “4News” ka publikuar një video nga kamerat e sigurisë, ku, sic pretendohet, tregohet momenti i detonimit të mjetit shpërthyes para shtëpisë së Rade Trajkovskit i njohur si “Shtekli”.
Data e xhirimit është 14 Nëntor 2024, kurse koha që tregohet 09:16 të mëngjesit.
Në tekstin e portalit potencohet se para publikimit të xhirimit, redaksia ka konfirmuar autenticitetin e xhirimit.
Ndryshe, të enjten, kur edhe ndodhi rasti, MPB-ja njoftoi se shpërthimi në lagjen “Qeramidnica” ndodhi në ora 09.20 dhe se është lënduar një person, pa publikuar inicialet e tij.
Megjithatë, shumë media publikuan se bëhet fjalë për Rade Trajkovski – Shtekli, I cili në periudhën prej dy muajve ishte caku i dy sulmeve me armë zjarri në Qendrën Tregtare “East Gate”.
Gjatë shpërthimit, që cilësohet si tentativa e tretë për likudimin e tij, “Shtekli” kishte kaluar me të djegura në trup që i ishin konstatuar në Klinikën Universitare “Shën Naumi i Ohrit”
Nga PTHP-ja, të enjten njoftuan se me urdhër të Prokurorit Publik po grumbullohen xhirimet e kamerave të sigurisë të objekteve dhe se po merren në pyetje persona lidhur me rastin në fjalë. Sipas tyre, janë marrë gjurmë nga vendngjarja që do të dërgohen për ekspertizë të mëtutjeshme.
Për rastin në fjalë, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, paralajmëroi se MPB-ja krimit të organizuar do t`i përgjigjet me vendosmëri.
I pyetur nëse policia ka patur mundësi të hetojë sulmuesit, duke marrë parasysh se sulmi përmes një video-animacioni ishte paralajmëruar në TikTok, Toshkovski tha se përgjigja do të jetë e sinqertë dhe se MPB-ja do të veprojë në suaza të kapaciteteve në dispozicion.
Derisa vazhdojnë hetimet, mediat shkruajnë për pretendime se “bomba” ishte aktivizuar me telekomandë dhe se hetimet janë duke kontrolluar nëse ka patur infiltrim të mundshëm në sistemin e kamerave të sigurisë në shtëpinë e Shteklit. Kontrollohet nëse sulmuesit kanë patur qasje në lëvizjet e Trajkovskit dhe përmes kamerave të dijnë kohën e aktivizimit të mjetit shpërthyes.
MPB-ja vazhdon të gjurmojë pas sulmuesit. Gjatë kësaj kohe, “Shtekli” vazhdon të publikojë fotografi në Instagram, duke treguar plagët në shpinë nga plumbat që e kishin goditur gjatë dy sulmeve paraprake.
Deri tani asnjë rast nuk është zbardhur. Hetimet pretendojnë se bëhet fjalë për sulme, si pjesë e “luftës së përgjakshme” të grupeve kriminale të Shkupit. /tvklan.mk/