Sulmuan policinë, tetë ditë paraburgim për dy të dyshuar
Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka iniciuar procedurë kundër dy personave të dyshuar për sulm ndaj policëve në Manastir. Me propozim të prokurorit publik kompetent, të dyve i është caktuar masa e ndalimit prej tetë ditësh. Të dyshuarit, siç ka njoftuar sot Prokuroria Publike, kanë kërcënuar me thikë dy zyrtarë policorë, të cilët me urdhër […]
Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka iniciuar procedurë kundër dy personave të dyshuar për sulm ndaj policëve në Manastir. Me propozim të prokurorit publik kompetent, të dyve i është caktuar masa e ndalimit prej tetë ditësh.
Të dyshuarit, siç ka njoftuar sot Prokuroria Publike, kanë kërcënuar me thikë dy zyrtarë policorë, të cilët me urdhër për kryerjen e aktivitetit patrullues rrugën rajonale R23-33 Manastir-Bistricë, kanë ndaluar veturën për kontrrol në të cilën ndodheshin të dyshuarit.
“Me thika të dyshuarit janë drejtuar drejt policëve duke i kërcënuar verbalisht se do t’i vrasin. Njëri nga të dyshuarit ka sulmuar edhe fizikisht një zyrtar policor, e ka shtyrë dhe ka filluar ta shtrëngojë për qafë, duke i shkaktuar lëndim sipërfaqësor trupor. Kur zyrtarët tentuan ta nënshtronin, i dyshuari tjetër u përpoq t’i ndalonte duke i tërhequr nga krahët dhe uniformat. Dy të dyshuarit janë privuar nga liria me përforcimin e një ekipi intervenues nga SPB Manastir”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.