“SuperPuna” po vlerësohet si projekt i dështuar, ka vonesa në subvencionimin e bizneseve

Me shumë pompozitet ishte proklamuar nga Qeveria e Kosovës platforma “Superpuna”, nëpërmjet së cilës subvencionohen financiarisht bizneset për punësimin e punëtorëve. Por, shumë biznese po ankohen për vonesa në subvencionimin e punëtorëve të angazhuar nëpërmjet kësaj platforme. Shahini: Ka ankesa dhe vonesa për subvencionimin e bizneseve nga “Super Puna” Agim Shahini , kryetar i Aleancës

Nëntor 23, 2024 - 12:00
 0  8
“SuperPuna” po vlerësohet si projekt i dështuar, ka vonesa në subvencionimin e bizneseve
“superpuna”-po-vleresohet-si-projekt-i-deshtuar,-ka-vonesa-ne-subvencionimin-e-bizneseve

“superpuna”-po-vleresohet-si-projekt-i-deshtuar,-ka-vonesa-ne-subvencionimin-e-bizneseve

Me shumë pompozitet ishte proklamuar nga Qeveria e Kosovës platforma “Superpuna”, nëpërmjet së cilës subvencionohen financiarisht bizneset për punësimin e punëtorëve.

Por, shumë biznese po ankohen për vonesa në subvencionimin e punëtorëve të angazhuar nëpërmjet kësaj platforme.

Shahini: Ka ankesa dhe vonesa për subvencionimin e bizneseve nga “Super Puna”

Agim Shahini , kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka deklaruar për “Front Online” ka ankesa dhe vonesa në lidhje me subvencionimin e bizneseve.

“Ka pasur edhe ankesa edhe vonesa, por tash që do të ketë më shumë mbështetje e më pak vonesa”, u shpreh Shahini.

Shahini vlerëson se platforma “Super Puna” s’ka pasur rezultatet e duhura.

”Super Puna është një pilot projekt që ka pasur rezultatet e veta, por jo ato të duhura në Kosovë, prandaj i gjithë procesi nuk ka arritur efektin e vetë të duhur. Punësime të reja nuk mund të themi se ka pasur, punësime të qëndrueshme nga ky projekt mund të jetë nga 5-10% jo më shumë”, deklaroi Shahini.

Deputetja Balje: Shumë pak ka ndikuar në ekonomi platforma “Super Puna”

Deputetja nga Grupi multietnik njëherësh anëtare në Komisionin për Buxhet, Duda Balje ka konfirmuar se ka vonesa për subvencionimin e bizneseve nga platforma “Super Puna”.

Ajo thotë arsyen e vonesës nuk e kupton.

Sipas Baljes, ndikim pozitiv në ekonominë e vendit kjo platformë ka pasur shumë pak.

“Është një vonesë, por arsyen nuk e di. Pak ka ndikuar ndoshta, por jo aq shumë”, u shpreh Balje.

Kreu i OEK: Aspak s’ka pas ndikim në ekonomi “Super Puna”

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë se kjo Odë nuk ka pranuar ndonjë ankesë për vonimin e subvencionimit nga platforma “Super Puna”.

Rafuna vlerëson se në aspektin ekonomik kjo s’ka ndikuar.

Sipas tij, duhet të rriten investimet kapitale për të pasur rritje ekonomike.

“S’kemi pas ankesa ne si OEK. Mirëpo, aspak s’ka pas ndikim në ekonominë e Kosovës. Për me ndiku në rritje duhet me pas investim privat, publik në kuptimin kapital. Subvencion i të rinjve të fillojnë një gjashtë mujorshin e parë”, u shpreh Rafuna.

Shala: “Super Puna”, projekt i dështuar i Qeverisë

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, e ka cilësuar projekt “Super Puna” si mashtrim ndaj qytetarëve.

Shala thotë për “Front Online” se kjo platformë s’ka ulur papunësinë në asnjë formë.

“I ka mashtruar në shkallë të lartë të rinjtë dhe bizneset që kanë pritur të subvencionohen dhe kemi ankesa dhe vonesa të mos përmbushjeve të obligimeve. Nuk ka ulur aspak shkallën e papunësisë. Mashtrim për ata që kanë nevojë për punën dhe punëtorin”, deklaroi Shala.

Deputeti Shala thotë se Qeveria krenohet me këtë projekt të pasuksesshëm, i cili tregon gjendjen reale të të punësuarve.

“Qeveria të vetmin projekt që po e plason si të suksesshëm të saj gjoja ka qenë super puna por në realitet ka krijuar probleme dhe një imazh të pa qenë mbi gjendjen reale të të punësuarve dhe gjithë atyre që kërkojnë punë”, u shpreh Shala.

Dreshaj: Bizneset po përballen me vonesa të shumta të subvencionimeve nga Qeveria

Kryetari i Lidhës së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, vlerëson se platforma “Super Puna” s’ka ndikim në zhvillimin ekonomik.

“Platforma “Super Puna” ka qenë një iniciativë që fillimisht ka pasur qëllime të mira, por nuk po sjell ndikim të mjaftueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit”, thotë ai.

Sipas Dreshaj problemi kryesor i kësaj platforme është vonesa e subvencionimeve për bizneset.

“Problemi kryesor është vonesa e subvencionimeve. Bizneset janë duke u përballur me sfida dhe pasiguri, pasi që Qeveria nuk po paguan në kohë. Mungesa e stabilitetit në këtë aspekt është e dëmshme për çdo sektor”, vlerësoi Dreshaj.

Dreshaj thotë se ky projekt nuk është i qëndrueshëm për ekonominë e Kosovës.

“Duhet të ketë investime më të mëdha, si nga sektori publik, ashtu edhe nga ai privat për të pasur ndikim të vërtetë. Platforma “Super Puna” nuk mjafton për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme”, u shpreh ai.

Përndryshe, Front Online i ka dërguar pyetje Ministrisë së Financave në lidhje me vonesat e pagesave për bizneset që kanë angazhuar punëtorë nëpërmjet platformës “Superpuna”, por të njëjtit nuk janë përgjigjur./Front Online