Në 24 vjetorin e vra*sjes, shpaloset pllaka përkujtimore e Xhemajl Mustafës në selinë e LDK-së
Në 24-vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shpalosi një pllakë dhe portret përkujtimor në Selinë Qendrore të LDK-së. Abdixhiku, së bashku me familjen e Xhemail Mustafës, përfshirë zonjën Bahrije, vajzën Berianën, djalin Besianin, vëllain Ganiun, si dhe të tjerë, nderuan kujtimin e
Në 24-vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shpalosi një pllakë dhe portret përkujtimor në Selinë Qendrore të LDK-së.
Abdixhiku, së bashku me familjen e Xhemail Mustafës, përfshirë zonjën Bahrije, vajzën Berianën, djalin Besianin, vëllain Ganiun, si dhe të tjerë, nderuan kujtimin e këtij atdhetari dhe veprimtari të shquar.
Xhemail Mustafa, një shkrimtar dhe krijues i njohur, ishte një figurë kyçe e lëvizjes rugoviste për liri, pavarësi dhe demokraci.
Kandidati Abdixhiku theksoi se trashëgimia politike e Xhemail Mustafës do të mbetet e gjallë për brezat e ardhshëm.
Po ashtu, Abdixhiku nënvizoi se portreti i Xhemail Mustafës, i vendosur afër shokut të tij Enver Malokut, shërben si një kujtesë e rëndësishme për të ardhmen e vendit, duke i shtuar vlerën dhe forcën e themelit të Republikës.
Postimi i plotë: