Tahiri: Qeveria duhet të japë vet dorëheqje, e jo Kuvendi të shpërndahet
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk do të mbështesin kërkesën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se Qeveria Kurti duhet të japë dorëheqje. “Shpërndarja e Kuvendit në këtë fazë nënkupton një dalje, një ‘exit’ për Qeverinë Kurti. […]
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk do të mbështesin kërkesën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se Qeveria Kurti duhet të japë dorëheqje.
“Shpërndarja e Kuvendit në këtë fazë nënkupton një dalje, një ‘exit’ për Qeverinë Kurti. Në një farë forme për dështimet e Qeverisë fajin e merr Kuvendi”.
“Qeveria duhet të shkarkohet vet sepse një qeveri e dëmshme duhet të deklarohet vet për dorëheqje”, ka thënë Tahiri.