Të enjten seanca e radhës, s’ka kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet seancë e re, ku në rend dite do të jetë votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare. Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Kusari-Lila ka thënë se të premten do të mbahet edhe seanca e re plenare. “Të enjten […]

maj 20, 2024 - 14:00
 0  7
Të enjten seanca e radhës, s’ka kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit
te-enjten-seanca-e-radhes,-s’ka-kerkese-per-shperndarjen-e-kuvendit

te-enjten-seanca-e-radhes,-s’ka-kerkese-per-shperndarjen-e-kuvendit

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet seancë e re, ku në rend dite do të jetë votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Kusari-Lila ka thënë se të premten do të mbahet edhe seanca e re plenare.

“Të enjten do të mbahet vazhdimi i seancës, ku do të jenë votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare. Ndërsa të premten do të mbahet seancë e re plenare. Nuk ka pasur kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit”, ka thënë Kusari-Lila.